E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana pa energji elektrike për rreth 11 orë

Kufizim do të nisë nga ora 06.00 deri në orën 17.00 dhe do te preke me shume se gjysmen e Tiranes. Shkak i mungesës së energjisë elektrike eshte stakimi i nje linje te rendesishme. Këto ndërprerje do të zgjasin 5 ditë të tëra por edhe ne qytete te tjera 

TIRANE- Një pjesë e madhe e Tiranës dhe disa qytete të tjera në vend, do të vuajnë për disa ditë mungesën e energjisë elektrike për rreth disa orë. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes lajmëron se harku kohor i kufizimit të energjisë elektrike do të nisë nga ora 06.00 deri në orën 17.00. Shkak i mungesës së energjisë elektrike në kryeqytet është bërë stakimi i linjës 110 kv, Tiranë-ish-Kombinati i Autotraktorëve. Kështu, nga mungesa e energjisë elektrike do të preken zonat të ndryshme si tek rruga “Ali Demi”, Rruga e Elbasanit, zonën e Unazës, territori tek Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Policisë.

Pa drita do të mbetet edhe Qyteti Studenti. Përveç këtyre zonave, nga energjia do të preken edhe rrufa “Myslym Shyri”, zona e Bërrylit, rruga “Bardhyl”, deri tek zona e Porcelanit. Nga mungesa e energjisë do të preken edhe zonat periferike si Babrruja, Lapraka, Bathorja, Paskuqani, si dhe Zallherri.

Këto ndërprerje të rrymës elektrike, do të zgjasin jo pak, por 5 ditë të tëra.
Përfaqësuesit zyrtarë të OST-së kanë njoftuar se nga datat 28 tetor – 1 nëntor do të kryejnë remontin e linjës 220 kv, Tiranë- Rrashbull - Fier. Sipas tyre, gjatë këtyre pesë ditëve do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Durrës, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë, si dhe në zonat në jug të vendit, duke nisur nga Lushnja, Fieri, Vlora, Berati dhe Saranda.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›