E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i Pedofilisë, anglezët akuzojnë njëri tjetrin

Skandali i pedofilisë në qendrën “Fëmijët e tij”. Gazetari i “The Guardian” udhëtoi drejt Tiranës për të marrë në intervistë 3 shtetasit anglezë të cilët janë në gjykim për “marrëdhënie homoseksuale me të mitur”. 

TIRANE- “Jetimorja, në një nga lagjet e vjetra të Tiranës premtoi strehim për fëmijët e rrugës. Ajo që duhej të kishte qenë një foltore për fëmijët jetimë u kthye në një nga vendet me abuzimet më të shokuese ndaj fëmijëve në Europën Lindore”. Kështu e nis artikulli i botuar në numrin e djeshëm të prestigjozes angleze “The Guardian”, për tre shtetasit anglezë që po gjykohen në Shqipëri për “marrëdhënie homoseksuale me të mitur” në qendrën “Fëmijët e tij”.

Kush dinte për abuzimet seksuale si dhe kur ndodhin, janë pyetje të cilat ende nuk kanë marrë përgjigje të plotë. Një gazetar i “The Guardian” ka udhëtuar drejt Tiranës për të intervistuar nga qelia e burgut 302 David Braën, Dino Kristodoulou dhe Robion Arnold. Prapa hekurave tre të arrestuarit nuk mohojnë se në qendrën “Fëmijët e tij” është abuzuar me fëmijët por fajësojnë njëri tjetrin për ato veprime të cilat shokuan Shqipërinë.

“Përmes hekurave, Broën akuzon Kristodolou dhe Arnold për abuzime me fëmijët prapa krahëve të tij “Ato ishin ujqër në shtëpinë e deleve”- thotë Braun për “The Guardian.”

Unë erdha në Shqipëri pasi doja të ndihmoja fëmijët shqiptarë. Cdo gjë që unë arrita të bëj u shkatërrua. Unë isha babai i atyre fëmijëve”- vazhdon rrëfimi i 57 vjecarit për gazetarin e “The Guardian”.

Këtë javë gjykata do të marrë një vendim për David Broën. Akuza kërkon dënimin e tij me 20 vjet burg dhe mbështetet në dëshminë e dy fëmijëve. Avokatët besojnë se në të ardhmen do të vendoset dhe për fatin e Kristodoulous dhe Arnold, pasi ato po gjykohen veças dhe procesi filloi këtë muaj.

Kristodoulou përballet me prova më të rënda – tetë fëmijë thonë se janë abuzuar seksualisht nga ai. “por duke qeshur, Kristodolou mohon akuzat dhe i quan “absurde”. Unë dyshoj që abuzimet kanë ndodhur në shtëpi”- citon 45 vjecari për

“The Guardian” duke shtuar se është i detyruar të marr fajin për atë që të tjerët kanë bërë. Fëmijët janë manipuluar për të thënë këto gjëra”.

Nga qelia e tij Arnold pranon të pohojë për gazetarin e “The Guardian” se abuzimet në qendër kanë qenë të dukshme, por mohon se mund të ketë qenë ai një nga abuzuesit. 56 vjecari pranon gjithashtu se ka qenë i dënuar dy herë për sulme ndaj adoleshentëve në Britaninë e Madhe.

10 fëmijë të moshës 4- 13 vjec kanë dëshmuar në gjykatë se janë abuzuar seksualisht nga një ose më më shumë, nga  3 shtetasit anglezë. Madje në disa raste fëmijët kanë rrëfyer se janë përdhunuar dhe lidhur. Avokatët thonë se dëshmia e fëmijëve është e pasigurtë, ato janë manipuluar nga prokuorët.

Kristodoluo dhe Arnold u ekstraduan në Shqipëri në muajin maj dhe po gjykohen veças nga procesi gjyqësor kundër David Braun. Gjykimi ndaj tyre ka nisur këtë muaj, ndërsa David Braun është në pritje të vendimit të Gjykatës.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›