E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi hap Lojërat e Fëmijëve me aftësi të kufizuar

Sot u zhvillua ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Speciale për fëmijët me aftësi të kufizuara. Presidenti Topi i dorëzoi solemnisht dhe simbolikisht përfaqësuesit të ekipit të fëmijëve, flakën olimpike 

Kreu i shtetit ka hapur sot zyrtarisht Lojërat Olimpike Speciale për fëmijët me aftësi të kufizuara. Në një atmosferë tëpër të ngrohtë, festive dhe sportive, në një ndër parqet kryesore të Pallatit të Brigadave u zhvillua ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Speciale për fëmijët me aftësi të kufizuara. Veprimtariaorganizohet me kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe Zonjës së Parë, Teuta Topi.

Pasi u takua dhe bisedoi përzemërsisht me fëmijët dhe pedagogët e tyre, Presidenti Topi, i dorëzoi solemnisht dhe simbolikisht përfaqësuesit të ekipit të fëmijëve flakën olimpike. Kreu i shtetit u shprehu atyre urimet më të ngrohta dhe të sinqerta, duke garantuar dhe për angazhimin e tij maksimal dhe me cilësinë e Presidentit të Republikës.
“Por këtu kam edhe një mesazh për të dhënë që këta fëmijë, brezi i edukatorëve, prindërit të cilët duhen përgëzuar, sepse i kanë dhënë kurajo fëmijëve të tyre, kanë nevojë që të ndjekin këtë rrugë dhe një rritje të sensibilizimit të institucioneve dhe të shoqërisë”, u shpreh në fjalën e tij përshendetëse ,Presidenti Topi.
Ai inkurajoi fëmijët për Lojërat e tyre speciale duke vënë theksin se jo kudo ka rëndësi fitorja. “Të marrësh pjesë nuk do të thotë detyrimisht të fitosh. Të marrësh pjesë do të thotë të pranosh garën. Të marrësh pjesë do të thotë që ti ke vullnet që të tejkalosh të gjitha vështirësitë. Ju i keni tejkaluar të gjithë së bashku. Ju po na jepni mundësinë të shikojmë që njeriu asnjëherë të mos ndihet në vështirësi”, tha Topi.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›