HEC i Devollit, Opozita: Tenderi e afatet, me shkelje
Kontrata koncensionare për projektin e kaskadës së Devollit ka ngjallur debate në komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese. Opozita është shprehur kundër, pasi sipas saj është shkelur ligji në përcaktimin e afatit të koncesionit.
TIRANE- Opozita ka kundërshtuar kontratën koncensionare me kompaninë “EVN”, për hidrocentralet në lumin Devoll. Gjatë miratimit të kësaj kontrate në komisionin parlamentarë të Veprimtarive Prodhuese deputetët e opozitës kanë deklaruar se ka pasur shkelje në përcaktimin e afatit prej 38 vjet të koncesionit, ndërkohë që ligji parashikon afatin maksimal për 35 vite. Akuzat janë hedhur poshtë nga përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, të cilët kanë pretenduar se procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me ligjin.
Opozita ka akuzuar se shkelje ka pasur edhe gjatë zhvillimit të tenderit, ku sipas saj kanë marrë pjesë 12 kompani. Edhe kjo akuzë është hedhur poshtë nga përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë të cilët kanë shpjeguar se 12 kompanitë kanë blerë dokumentacionin, por vetëm dy prej tyre kanë marrë pjesë në tender ku fituese u zgjodh kompania “EVN”. (a.r/news24/balkanweb)