Tirana, potenciale për investitorët amerikanë
Kryebashkiaku Basha me kongresmenin Peters
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha priti dje në një takim kongresmenin amerikan Gary Peters, i cili shoqërohej nga ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Kryebashkiaku Basha e informoi kongresmenin amerikan mbi projektet dhe prioritetet e tij, për administrimin e qytetit. Basha e njohu me planet strategjike, si zgjatimi i Bulevardit, ndërtimi i Parkut të ri të Tiranës, Linja e Tramvajit, reformat strukturore, reduktimi i barrierave fiskale, thithja e investimeve të huaja, etj. Kryetari i Bashkisë shprehu angazhimin e tij të plotë për ta bërë Tiranën një nga qytetet më atraktive dhe më miqësore për investitorët, në rajon e më gjerë. Basha tha se administrata e drejtuar prej tij po studion praktikat dhe standardet më të mira perëndimore, në mënyrë që biznesit dhe qytetareve t’u shërbehet sa me mirë, në një kohë të shkurtër dhe me kosto sa më të ulët. Kryetari i Bashkisë i tha kongresmentit Peters se i fton investitorët amerikanë të bëhen pjesë e zhvillimit të qytetit të Tiranës, përmes angazhimit në realizimin e projekteve të mëdha publike që parashikon bashkia e Tiranës, apo duke shtrirë aktivitetin e tyre privat në Tiranë. Kongresmeni Amerikan Gary Peters, shprehu vlerësimet e tij për projektet e Bashkisë dhe reformat e ndërmarra nga Basha. Ai shprehu angazhimin për të kontribuar në promovimin e Tiranës, potencialeve dhe mundësive që ofron ky qytet për vizitorët dhe investitorët amerikanë
...