E Shtunë, 31 Tetor 2026

“T’u japim mbështetje projekteve të Bashkisë”

11-11-2011 / Gazeta 55

Kreu i këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti fton këshilltarët


Gjatë diskutimeve të paketës “Basha” me 7 projekte, kreu i këshillit bashkiak të Tiranës, Njazi Kosovrasti, duke iu përgjigjur pretendimeve të këshilltarëve socialistë, tha se “në bazë të nenit 40, kryetari i Bashkisë sjell në këshill kërkesën për hartimin e nismës për nisjen e planit të ri urbanistik” Ligji e thotë shumë qartë, ne jemi në fillimet e punës. Kryetari i bashkisë na thotë se në bazë të nenit 40, unë përgatis planin urbanistik të Tiranës, ja dhe disa piketa shumë të rëndësishme, që janë projekte për qytetin se si do jetë bulevardi, unaza, terminali apo dhe tramvaji. Ai thotë se në bazë të këtij propozimi, jepni miratimin që unë të filloj punën. Ne duhet t’i japim këtë mundësi kryetarit të Bashkisë, në mënyrë që ai të vazhdojë punën e tij”, tha ai. Ndërsa, këshilltari demokrat Ferdinand Poni tha se të gjithë anëtarët e këshillit duhet të japin miratimin e tyre, në dobi të projekteve të Tiranës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›