E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/ambasadori i BE-së në Tiranë, Brusa: Kufizimi i imunitetit të gjyqtarëve, hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit

11-11-2011 / Gazeta 55

“Kufizimi i imunitetit të deputetëve dhe të gjyqtarëve, konsiderohet si një hap i rëndësishëm që duhet të ndërmerret në luftën kundër korrupsionit”. Një fakt i tillë është konstatuar edhe nga ana zëvendës-ambasadorit të BE-së, në Tiranë, Luigi Brusa, sipas të cilit ndër masat që merren kundër korrupsionit, duhet të kufizohet edhe imuniteti i deputetëve e i gjyqtarëve. Këto deklarata u bënë gjatë takimit të gjashtë të Grupit Drejtues të Projektit Kundër Korrupsionit në Shqipëri, i njohur ndryshe si projekti PAKA. Diskutimi për kufizimin e imunitetit të gjyqtarëve dhe deputetëve është bërë i shpeshtë kohët e fundit. Për këtë, është dhënë konsensus edhe nga përfaqësues të palëve të ndryshme politike si dhe nga vetë përfaqësuesve të qeverisë.
Projekti kundër korrupsionit në Shqipëri është një projekt i përbashkët asistence teknike i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës i nisur që nga 1 shtatori 2009 për një periudhë 30 mujore. 
Projekti zbatohet nga Këshilli i Evropës dhe financohet nga Bashkimi Evropian (94%) dhe nga Këshilli i Evropës (6%).
Objektivi i përgjithshëm i PACA-s është që të kontribuojë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës nëpërmjet parandalimit dhe kontrollit të korrupsionit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›