E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavani: Një ditë do luaj në Spanjë

Ylli i Napolit, Edinson Kavani, ka pranuar se ai dëshiron të luajë në Spanjë, përkundër interesimit të madh edhe nga ekipet tjera. “Unë jam mësuar me spekulimet, pasi që në momentin që jam transferuar ka pasur spekulime për të ardhmen time. Por, jam i sigurt se kur të vijë koha, dhe kur të ketë mundësi konkrete përp t’u transferuar, unë do ta di këtë para të gjithëve. Tani le të flasin njerëzit e interesuar për të spekuluar. Unë jam i përqendruar vetëm në atë që duhet të bëj për Napolin. Mua vërtet më pëlqen futbolli anglez, ashtu sikurse italian, por jam fans i futbollit spanjoll. Ka më shumë hapësira dhe është më lehtë për një sulmues të lëvizë në fushë. Spanja është ideale për mua, dhe do të isha i lumtur të luaj atje”, ka thënë Kavani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›