Milani jep Paton për Karlos Tevezin
Milani është shumë i interesuar që të sjellë në “San Siro” sulmuesin argjentinas Karlos Tevez dhe madje është në gjendje që ta shkëmbejë atë me sulmuesin e dashur për kuqezinjtë, brazilianin Pato. Mediat angleze spekulojnë se forma jo e mirë e Patos, sidomos ajo fizike për shkak të lëndimeve të shumta të brazilianit, mund të detyrojë klubin nga Milanelo që ta shkëmbejë atë me sulmuesin argjentinas. Sidoqoftë, në luftë për Tevezin janë edhe Interi dhe Juventusi, pa përjashtuar as klubin brazilian Korinthians.