E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana thyhet në Elbasan,tani rihapet kampionati

 

Tirana pësoi humbjen e parë në kampionat. Përpara ndeshjes u mbajt një minute heshtje për vdekjen e ish-presidentit te Tiranes, egjiptianit El Sajed. Diferenca me ndjekësit, Vllaznia e Shkumbini është reduktuar në një pikë. Migen Memelli i kishte të gjitha mundësitë për t’i dhënë Tiranës një pikë të çmuar në transfertën e humbur ndaj Elbasanit (1-0), por gjuajtja ne minutën e fundit e ish-sulmuesit të Gais në Suedi goditi traversën e portës së mbrojtur nga Alfred Osmani. Verdheblutë e Mirel Josës korrën një fitore me shumë vlera, pikërisht në një javë përgatitjesh me shumë probleme e polemika në kampin e presidentit Laze. Oriand Abazaj, një ish-sulmues i Tiranës gjatë sezonit të kaluar, i ndëshkoi 23-herë kampionët në minutën e 17-të, goli që mjaftoi për t’i shkaktuar humbjen e parë sezonale Tiranës (luajti me shirit te zi) në dhjetë javët e para të kampionatit. Dhjetë minuta përpara përfundimit të takimit Skerdi Bejzade i Elbasanit humbi një rast shumë të mirë për gol, duke mos shënuar dot në portën bosh. Për Dinamon ky ishte barazimi i pestë në dhjetë takime. Trajneri i Flamurtarit, Edmond Liçaj e nis aventurën e tij me pikë. Në tribunë ishin dhe trajneri i Kombëtares, Ari Han e ndihmësit e tij. Edmond Liçaj bëri një debutim të suksesshëm në pankinën vlonjate, teksa Flamurtari i tij mori një pikë të artë në barazimin 1-1 me Dinamon në kryeqytet, ndaj kampionëve në fuqi të drejtuar nga kroati Zllatko Daliç. Pas një pjesë të parë pa shumë emocione në “Selman Stërmasi” (shumë pak shikues), dy golat e këtij takimi u realizuan në fraksionin e 200 sekondave lojë. Sabino Plaku realizoi për Dinamon në minutën e 81-të (goli i tij i pestë sezonal), ndërkohë që për Flamurtarin u kundërpërgjigj ish-i Eleandro Pema në të 83'.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›