E Diel, 1 Nëntor 2026

Vermosh, bie në korrent, vdes 35-vjeçari

 

SHKODER – Një 35- vjeçar ka humbur jetën në fshatin Vermosh të Malësisë së Madhe, teksa rregullonte linjën që dërgonte elektricitetin në banesën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme kur Xhevahir Pepushaj po rregullonte telat e linjës elektrike në oborrin e banesës së vet, kur ka rënë në kontakt me korrentin. Si pasojë ai është karbonizuar dhe ka qenë e pamundur kthimi në jetë, pasi goditja nga rryma elektrike ia kishte marrë jetën sapo kishte bërë kontaktin. Familjarët e tij janë përpjekur ta kthenin në jetë, duke i dhënë ndihmën e parë por çdo veprim ka qenë i kotë, pasi goditja elektrike i kishte shkaktuar vdekjen. Pas kësaj ata kanë njoftuar policinë e Koplikut, ku efektivët blu kanë konstatuar se vdekja e 35-vjeçarit ka qenë aksidentale, pasi kishte tentuar të rregullonte vetë defektin në linjën elektrike. Ekspertët që kanë kryer veprime në vendngjarje, kanë dalë me të njëjtin përfundim me dëshmitarët, të cilët kanë treguar me detaje ngjarjen, që i mori jetën 35-vjeçarit Pepushaj.                            r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›