E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, aksidentohen tre vetë

 

LEZHE - Aksident me pasojë plagosjen e tre shtetaseve ndodhi mbrëmjen e së shtunës në fshatin Kallmet të Lezhës. Rreth orës 18:30, në rrugën dytësore të këtij fshati e cila lidhet me superstradën Lezhë-Shkodër, automjeti Fiat Punto me targa greke YXN 5991, që drejtohej nga Vlash Kristo, nga Fieri doli nga rruga duke rënë në një kanal. Si pasojë, u plagosën Desdemonda Preçi, 43 vjeçe nga Kurbini, Aurora Preçi (Kristo), 19 vjeçe, si dhe motra e saj, Xh. Preçi, 9 vjeçe, po nga Kurbini. Të dëmtuarit u dërguan në spitalin e Lezhës dhe morën ndihmën mjekësore. Grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes. Pas këqyrjes së vendit u bë bllokimi i mjetit dhe i dokumenteve që posedonte Kristo. Ai do të ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.                                         r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›