Ushtaraket amerikane te dashuruar pas Shqiperise

Nje gjeneral brigade nje kolonel dhe dhjetera te tjere u regjistruan ne nje organizate qe mbronte interesat e Shqiperise ne Amerike. Historia e ketyre ushtarakeve te SHBA-se mes te cileve pati edhe nga ata qe luftuan ne Shqiperi apo e mbrojten ate ne Konferencen e Paqes nuk eshte mjaft e njohur nje arsye pse sjellim edhe biografite e meposhtme.
Ne rezultat te perpjekjeve te dr. Telford Ericksonit te kishin filluar ne Boston qysh nga marsi i vitit 1914 per te themeluar nje shoqate me emrin Miqte e Shqiperise shume me pas me perpjekjet e gjeneral Hortonit dhe te kolonel Von Redlich ne fund te dhjetorit 1932 ne Uashington u krijua Shoqata e Miqve Amerikane te Shqiperise megjithese interesimi dhe angazhimi i ushtarakeve amerikane per problemet e Shqiperise ndeshet qysh ne vitin 1918. Ne ate vit gjeneral brigade George P. Scriven botoi ne revisten e mirenjohur The National Geografic Magazine nje studim te titulluar Recent Observations in Albania.
Themelimi i kesaj shoqate u be mbas miratimit te Mbretit Zog qe ia dergoi telegrafisht ministrit Fuqiplote Shqiptar Faik Konices. Kerkesen per miratim derguar Mbretit e kishte bere gjeneral Hortoni qysh me 27 dhjetor 1932.
Letren kerkese drejtuar Mbretit po e shkruajme me poshte tekstualisht si vijon
Shoqeria Miqte Amerikane te Shqiperise ne krye u proponua qe te formohet nga gjenerali William E. Horton dhe Baroni Marcellius Dar von Redlich me qene se qe te dy ndjene se ish nevoja e madhe per nje shoqeri te tille ne Amerike. Ndienin se themelimi i nje shoqerie te ketille ne Amerike do te shtonte dhe do te lartonte prestigjin e Shqiperise dhe do te mundte ti beje mjaft sherbime Shqiperise dhe shqiptareve te vertete.
Plani Ju shtrua ekselences se tij Faik Konitzes ministrit shqiptar ne SHBA i cili pati miresine taprovoje dhe me oborresi u zotua qe tja paraqiste dokumentat e shoqerise Madherise Suaj Mbretit Zog I si edhe M P Jashtme shqiptare.
Shoqeria u inkorporua rregullisht sipas kanuneve ligjeve amerikane dhe tani eshte nje organizate qe ekziston rregullisht vepron edhe eshte gadi ti sherbeje besnikerisht Shqiperise dhe Madheshtise se Tij Mbretit te Shqiptarve ne cdo menyre qe te jete e mundur.
Propozohet me respekt te thelle qe Madheshtija e Tij Mbreti Zog I do te kete miresine taprovoje kete shoqeri dhe te pranoje te jete patroni saj. Shtrohet me perulesi Brig. General Wiliam E. Horton ndash kryetar.
Me rastin e themelimit te shoqates fillimisht me gjithsej 15 anetare u bene edhe zgjedhjet e forumeve drejtuese. Keshtu kryetari i shoqates u zgjodh gjeneral brigade W. E. Horton. N.kryetar i pare koloneli M. von Redlich I dyti gen. brig. M. de Laney I treti majori J. V. Bouvier dhe nenkryetari i katert Guvernatori i Georgias John Marshall Slaten. Sekretar i Pergjithshem Kongresmen Wallace Demsey arketar Reverend dr. Joseph D. Christopher
Anetare te kryesise ishin zgjedhur Senatoret Walter Evans Egde Arthur Capper Hamilton Lewis Lobell B. Lobart. Gjeneralet Perry Miles Kolonelet Arthur Davies Variell. Publicistet William S. Howard dr. John Joseph Neville Valeria Langloth. Me kete rast le te njihemi me biografite e atyre personaliteteve te cilat aktualisht kemi mundur ti gjejme.
Gjeneral brigade William Edward Horton
Ka qene nje mik i madh i Shqiperise dhe i shqiptareve. Ai kishte lindur ne Uashington distrikti i Kolumbias me 28 qershor te 1868. W. E. Horton ne vitin 1892 ai kishte mbaruar studimet universitare per drejtesi prane Universitetit te Georgetown si edhe po atje nje vit me pas ne vitin 1893 edhe masterin. Menjehere u fut ne ushtri dhe u be nje nga organizatoret e Gardes Kombetare ne Distriktin e Kolumbias. Mori pjese ne Luften kundra Spanjes ne qershor-korrik te vitit 1898 me graden adjutantit i batalionit ndersa nje vit me vone me graden e kapitenit dallohet ne betejat e Santiagos dhe te San Huanit ne clirimin e Antileve. Per guximin dhe veprimet ushtarake u dekorua dy here per merita ushtarake.
Kapiten Hortoni ne vitet 1899 -1902 sherbeu dhe luftoi ne Filipine. Kthehet ne SHBA dekorohet me medaljen e rendesishme Congressional Medal of Honor for Conspicuos Gallantry and Bravery dhe sherbeu prane Shtabit te Forcave te Kembesorise Amerikane gjithmone me graden e kapitenit. Ne vitin 1918 me Ushtrine Amerikane mori pjese ne Luften I Boterore ne France me graden e majorit duke sherbyer ne menaxhimin e furnizimit me municion te gjithe ushtrise spedicionere amerikane. Ne mbarim te asaj lufte boterore ai ishte graduar kolonel dhe ishte dekoruar me nje radhe dekoratash. W. E. Horton mori graden e gjeneralit te brigades me 2 gusht te vitit 1927 kur ishte njeri nga asistentet e shefit te Shtabit Madhor te Ushtrise Amerikane. Prane atij shtabi sherbeu deri ne vitin 1929 kur ne moshen 61-vjecare doli ne lirim pension.
Gjenerali Horton ka qene dekoruar shume here dhe pervec dekoratave amerikane edhe me urdhrin anglez te St. Michaelit te St. George si edhe ne vitin 1923 nga Franca me urdhrin e Oficerit te Madh te Legjionit te Nderit ndersa ne vitin 1932 me Urdhrin e Kryqit te Madh Francez. Gjenerali Horton e ka mbrojtur Shqiperine qysh ne Konferencen e Ambasadoreve ne Paris ne vitet 1919-1920 duke ua bere te njohura rretheve ushtarake te drejtat e neperkembura te shqiptareve. Ne janar te vitit 1934 Mbreti Zog e dekoroi gjeneral Hortonin me medaljen Oficer i Madh i Urdhrit Skanderbeg. Miku i madh i shqiptareve gjeneral Hortoni vdiq me 13 shtator 1935 dhe u varros ne varrezat ushtarake te Arlingtonit.
Koloneli Marcellius Donald von Redlich
Baroni von Redlich ka qene nje nga oficeret e rendesishem te Gardes Kombetare Amerikane. Ai kishte lindur me 1896 ne nje familje me prejardhje aristokratike gjermane. Ka marre pjese ne Luften I Boterore duke luftuar ne France. Ishte dekoruar jo vetem nga SHBA por edhe nga Franca Anglia dhe Italia. Kol. von Redlich ishte njekohesisht edhe nje shkrimtar publicist i njohur ne SHBA. Nga dora e tij kane dale librat Lufta si ishte Konventat Nderkombetare ne ndihme te diplomacise Probleme nderkombetare Gjuha dhe literatura persiane. Pervec ketyre librave ai ka shkruar artikuj te shumte per Shqiperine historike dhe per mbreterine shqiptare. Kolonel Von Redlich ishte mik i madh i Shqiperise dhe i shqiptareve. Mbreti Zog e kishte dekretuar Konsull Nderi i Shqiperise ne Kanada. Mbas daljes ne pension kolonel Von Redlich bashke me te shoqen vijne ne Shqiperi e vizitojne ate kudo ne cdo skute. Mbledhin dokumentet qe u nevojiteshin tek te cilat u mbeshtet kur ne vitin 1935 botoi librin The Unconquered Albania Shqiperia e pamposhtur. Mbreti Zog e kishte vleresuar vazhdimisht Von Redlich duke e dekoruar Kumandar i Urdhrit te Skenderbeut e me pas Oficer i Madh i Urdhrit te Skenderbeut. Koloneli Marcellius Donald von Redlich vdiq ne vitin 1946.
Gjeneral brigade dr. Mathew A. de Laney
Kishte kryer studimet e larta per mjekesi prane Universitetit te Pennsilvanias dhe shpejt u inkuadrua ne Ushtrine Amerikane si mjek kirurg. Duke qene mjek ushtarak gjate periudhes te viteve 1909-1912 kur President i SHBA ishte Tafti dr. Mathew de Laney kishte sherbyer si mjek personal i Presidentit.
Guvernatori John Marshall Slaten
Biznesmen i madh amerikan qe ne ato vite kishte qene guvernator i shtetit te Georgias. Ai kishte lindur ne Meriwe-ther Country te Georgias me 25 dhjetor 1866. Kishte mbaruar Universitetin e Georgias ne vitin 1886. Nga viti 1911 e deri ne vitin 1915 ai ishte zgjedhur si senator ne Senatin Federal ne Uashington. Nga viti 1915 e per trembedhjete vite radhazi ai ishte guvernator i Georgias. Pikerisht ne ato vite ai u be mik i Shqiperise sepse ai se bashku me bashkeshorten e tij realizuan nje vizite ne Shqiperi dhe rrjedhoje e asaj vizite ata u dashuruan mbas natyres shqiptare mbas traditave dhe deshires se madhe per liri.
Majori John Vernon Bouvier
Oficer ne lirim dhe afarist i degjuar i botes financiare te Nju Jorkut. Majori John Bouvier ishte edhe president i shoqates amerikane Bijte e Revolucionit. Ai ishte bere nje mik i fuqishem i Shqiperise dhe i popullit shqiptar.
Deputeti Wallace Dempsey
Deputeti i shtetit te Nju Jorkut anetar i Dhomes se Kongresit ishte kryetar i Komisionit te Lumenjve dhe Transportit Lumor ne SHBA. Ai ishte kongresmen per 15 vite radhazi. Kongresmeni Wallace Demsey ishte mik i madh i shqiptareve. Ai e kishte vizituar Shqiperine e njihte dhe e vleresonte per shume drejtime. Ai ishte zgjedhur sekretar i Pergjithshem i Shoqates se Miqve te Shqiperise por njekohesisht edhe arketari i saj.
Reverend dr. Joseph D. Cristopher
Asokohe reverend klerik protestant por qe ishte njekohesisht edhe profesor ne Universitetin Katolik te Uashingtonit. Dr. Josef Cristopher ne kuadrin e veprimtarive te misionareve ungjillore amerikane dhe shqiptare ne Shqiperi e ka vizituar disa here Shqiperine dhe u be nje mik i devotshem i saj dhe i shqiptareve. Ai ishte mik me dr. Telford Eriocksonin.
Miss Lobert F. Hobart
Mike e rendesishme e Shqiperise e njekohesisht ajo ishte kryetare e shoqates kombetare Bijat e Revolucionit. L. Hobert dha nje ndihme te rendesishme materiale per Kryqin e Kuq te te Rinjve Amerikane qe vepronte ne Shqiperi ne 1918-1921.
Kolonel dr. Arthur Devis Variell
Mjek ushtarak qe ka kontribuar shume ne luften kundra Lepres ne Hindi dhe ne Azine Juglindore. Per keto veprimtari ai ka qene dekoruar me medalje e cmime te shumta. Ai ka qene nje mik i madh i Shqiperise.
Prof. dr. John Josef Neville
Profesor universiteti dhe gazetar qe ka shkruar shume artikuj dhe studime ne fushen e jurisprudences dhe filozofise. Ai ka ardhur tri here ne Shqiperi dhe mbas vizitave ka shkruar nje seri artikujsh lidhur me problemet e pazgjidhura shqiptare si edhe arritjet e shtetit te ri shqiptar. Nje here ne korrik te vitit 1930 ai ka ardhur ne Shqiperi i shoqeruar nga dr. David Fairchild botanist dhe nepunes i Departamentit te Bujqesise
Veprimtarite e herepashershme te shoqates ne bashkeveprim me legaten dhe me shoqatat e migracionit shqiptar e shtuan popullaritetin dhe vleresimin serioz te saj ndaj pervec anetareve te vitit 1932 qe ishin fillimisht rreth 15 persona ushtarake e civile disa muaj me vone ne vitin 1933 ne radhet e asaj shoqate u radhiten edhe personalitete te tjera amerikane. Ata ishin Admirali Mark L. Bristol qe kishte qene nga 20.12.1918 deri ne 14 prill 1919 komisioner i larte ne inspektimin e Armenise Turke Sirise Libanit dhe Palestines se bashku me mikun tjeter te shqiptareve Charles R. Crane. Senatori Walter Evans Edge qe kishte lindur ne Filadelfia me 1873 filloi karrieren e tij si gazetar qysh ne moshen 22-vjecare. Dy vite me vone filloi te merrej me politike dhe u zgjodh deputet ne Asamblene e Nju Xhersit. Si senator ai sherbeu deri ne vitin 1929 kur u dekretua ambasador ne France. Pikerisht atehere ne vitin 1919 kur ishte bere senator Presidenti W. Wilson e dergoi ne Shqiperi per te rivleresuar e konsoliduar te dhenat e konsullit Haven.
Ne prill te vitit 1933 ambasadori Edge familjarisht perseri vizitoi Shqiperine dhe shprehu kenaqesine e tij per arritjet e Shqiperise. Senatori Hamilton Lewis kishte lindur ne Danville te Georgias por u rrit dhe u arsimua ne Augusta. Universitetin e perfundoi ne bachelor ne Arte ne Universitetin e Virxhinias ndersa per Drejtesi ai perfundoi studimet prane Universitetit te Savannahut ne Georgia ne vitin 1891. Ai u be senatori i Illinoisit ne vitin 1933 dhe vazhdoi si i tille me 9 prill 1939. Gjeneral major Peter C. Harris. Nje nga oficeret madhore qe ka qene ngarkuar nga War Office te merrej me problemin e ruajtjes se Thesarit Kombetar. Gjeneral brigade Charles R. Krauthof oficer madhor amerikan qe ishte marre me problemet e evakuimeve te popullates ne raste te fatkeqesive dhe te lufterave. Ky gjeneral ishte marre edhe me edukimin e rinise shkollore me bojskautizmin paramilitar per te rinjte shqiptare.
Me 28 nentor te vitit 1934 Shoqata e Oficereve te Urdhrit Ushtarak te Luftes se Perbotshme se bashku me Legaten Shqiptare ne Uashington nen nismen e Miqve Amerikane te Shqiperise gjeneralit Horton kolonelit Redlich gjeneralit De Laney koloneleve John B. Richards e Arthur Variell e te tjere organizuan ne Metropolitan Club te Uashingtonit nje konference-darke madheshtore per nder te 21-vjetorit te pavaresise kombetare.
Ne 15 dhjetor 1935 edhe pas vdekjes se gjeneralit Horton shoqata organizoi nje mbremje tematike ku folen me opsionet me te mira per Shqiperine funksionaret Rockfeller-Antimalaric Foundation po ashtu edhe ata ate Near East Fondation. Te gjithe keta funksionare u bene anetare te rinj te shoqates Miqte Amerikane te Shqiperisehellip
Pervec funksionareve te mesiperm anetare te rinj te shoqates u bene shume oficere te tjere madhore te SHBA. Keshtu ne radhen e Miqve te Shqiperise u radhiten admiralet Harry G. Hamlett Joseph K. Taussia Charles T. Lowde Lucien Botswick gjenerali Chasse W. Kennedy kolonelet George E. Williams Alva J. Brasted Charles Mortimer dhe majori Edwin S. Bettelheim.
Keta ushtarake here pas here shkruanin per problemet shqiptare ne organin e tyre qe quhej National Bulletin por edhe ne gazeten The Daily Telegraph. Mbas vdekjes se gjeneral Hortonit dhe largimit ne Kanada te kolonel Redlichut shoqata Miqte Amerikane te Shqiperise e zbehu veprimtarine e saj per ta intensifikuar serish mbas pushtimit italian te Shqiperise por per nje periudhe te shkurter.