Trafiku te Parlamenti, antiorar
Trafiku ne zonen perreth "Ushtarit te Panjohur" do te levize vetem ne nje sens, ne ate antiorar. Lajmin e ka bere te ditur dje kryebashkiaku i Tiranes Edi Rama, gjate inspektimeve te punimeve per rikualifikimin urban te kesaj zone. Gjithashtu, Rama u shpreh se aty ku me pare kishte vetem kaos dhe papasterti do te ndertohet nje shesh i mirefillte. Ndoshta jo ne madhesine dhe rendesine e sheshit Skenderbej, por me aq mundesi sa te jep hapesira, do te shfrytezohet ne dobi te njerezve.
Trafiku
Sipas kryetarit te bashkise se Tiranes Edi Rama, unaza e brendshme eshte hallka me e rendesishme ne skemen e rrugeve te qytetit pasi ne te, derdhen dhe funksionojne te gjitha rruget rrezore te saj. "Projekti i rruges eshte hartuar duke u bazuar ne projektin francez te qendres se Tiranes. Trafiku ne kete rruge do te levize ne nje sens, ne ate antiorar", tha kryebashkiaku. Keshtu, paqartesise se drejtuesve te mjeteve dhe kaosit qe ka perfshire ditet e fundit zonen prane "Ushtarit te Panjohur", iu dha nje pergjigje. Rikualifikimi urban i kesaj zone eshte nje pjese tjeter e projektit qe integron Unazen e Vogel me qendren e kryeqytetit, pra sheshin "Skenderbej". "Fatmiresisht erdhi koha qe ta kthejme kete zone deri dje te semure nga pikepamja urbane, ne nje shesh funksional, me peme te reja dhe me kende clodhese per familjaret dhe per qytetaret qe duan te shoqerohen sebashku ne nje mjedis publik", tha kryebashkiaku. Sipas tij, kjo eshte nje pune ne vazhdim, e cila ka te beje me rikualifikimin urban te te gjithe zones se sheshit dhe rreth sheshit, me plotesimin e segmenteve te Unazes se Vogel, duke i dhene nje drejtim perfundimtar edhe problemit te levizjes se mjeteve rreth kesaj qendre.
Busti
Qe ne momentin kur eshte hartuar projekti i zbatimit eshte parashikuar spostimi i bustit te "Ushtarit te Panjohur". Ne kete kuader u hartua dhe projekti i detajuar i zones rreth tij. Ky projekt perfshin spostimin e bustit te "Ushtarit te panjohur" dhe vendosjen e tij ne nje zone, prane asaj ku ishte busti me perpara. Aktualisht, "Ushtarit te Panjohur", i eshte kthyer shkelqimi dhe pastertia, pas pluhurit qe e ka mbeshtjelle per dekada me radhe. Busti i heroit misterioz eshte meremetuar dhe lyer me solucione qe i kthejne shkelqimin dhe i shtojne jetegjatesine, materialit nga i cili ai eshte ndertuar. Me tej, eshte menduar riorganizimi i sheshit nga pikepamja urbanistike, duke mbjelle nje sere pemesh, vendosjen e stolave per clodhje etj. Gjithashtu, parashikohet edhe shtrimi i zonave te vecanta me pllaka dekorative. Nje element i rendesishem eshte edhe ndricimi i cili perbehet nga ndricues pedonale dhe ndricues te larte.
L.Ndoka