Shpetim Duro: Partizani po ngrihet
Ne fund te ndeshjes se djeshme, Partizani-Elbasani, ne vemendje ishte gjykimi i ndeshjes, pasi te kuqte pretenduan se Janku mohoi nje 11- metersh. "Nuk e di, duhet te bindem, pasi te shoh pamjet filmike. Ishte nje moment i dyshimte dhe nese gjyqtari ka gabuar, atehere Partizanit i jane mohuar dy pike. Gjithsesi, pozitiv eshte fakti se ekipi i Partizanit po reagon mire. Edhe mund ta kishte fituar ndeshjen. Krijuam raste dhe e vume ne rrezik kundershtarin disa here ne pjese te dyte. Duhet te kishim fituar patjeter. Por pesuam nje gol nga distanca dhe ekipit iu mohuan dy pike," - shprehet Duro. Sipas trajnerit te Partizanit, ne ndeshjet e fundit, ekipi i tij po rikthehet ngadale. "Shoh nje situate ndryshe te Partizani. Ekipi po del nga situata e javeve te para. Dy barazime, ndaj ekipeve me pretendime ne kampionat, jane tregues i qarte.'