E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama vazhdon degjesat publike

Stafi i Bashkise se Tiranes eshte ndalur dje ne Njesine Nr.4, per te vazhduar me degjesat publike, me qellim hartimin e buxhetit per vitin e ardhshem. Kryebashkiaku Edi Rama ka njoftuar qytetaret per projektet qe jane ne prag perfundimi dhe ato qe do te nisin ne vitin 2009. "Po vazhdojme punen per te perfunduar bllokun 61, te ndertojme nje sere hapesirash per fusha dhe kende sportive per te rinjte, te rejat dhe femijet si edhe disa hapesira te rikonceptuara gjelberimi dhe lulishtesh brenda blloqeve te banimit", tha Rama ai shtoi se jane percaktuar si te domosdoshme dhe nderhyrjet ne dy shkolla te tjera, ne nje kopesht dhe 2 cerdhe. Ai ka theksuar edhe nje here se i ashtuquajturi "fondi i komunitetit", perbehet nga 3 milione dollaresh ose 260 milione leke te reja ne te gjithe kryeqytetin. Sipas kryebashkiaku ky fond eshte i prekshem permes aplikimeve te drejtperdrejta te qytetareve, gjithmone per projekte "te vogla" komunitare qe i sherbejne qytetit te Tiranes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›