E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirel Josa: Elbasani luajti dobet

Elbasani nuk mund te justifikohet me lojen qe zhvilloi ndaj Partizanit". Nje konstatim te tille arrin te nxjerre pas ndeshjes se djeshme, trajneri elbasanas, Mirel Josa. "Nje jave me pare, ndaj Tiranes pashe nje Elbasan me te karikuar dhe me te vendosur, ne kerkim te fitores. Me Partizanin ekipi yne u shfaq krejt ndryshe ne loje. Duhet te kenaqemi me kete barazim," theksoi trajneri elbasanas. Sipas Mirel Joses, ne ndeshjen e fundit ndaj Partizanit, Elbasani nuk ka reaguar si duhet: "Lojtare qe nuk reagojne ne fushe. Nje pjese e pare mesatare. Ne pjesen e dyte kundershtari luajti me mire. E dominoi ndeshjen dhe mund te kishte fituar ne fund," theksoi Josa. Sipas trajnerit te Elbasanit, ne ndeshjet e tjera, ekipi te tij i mbetet te bej shume pune, per te pretenduar vendet e para.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›