Tirana zyrtare përshëndeti sot nënshkrimin e MSA
Tirana zyrtare, vlerësoi mbylljen e ratifikimit të MSA Shqipëri-BE. Kryetarja e kuvendit Topalli tha se përmbyllja e procesit tregon besimin që Europa ka te Shqipëria. Ndërsa Ministrja e Integrimit tha se vendi do aplikojë për të marrë statusin e vendit kandidat.
TIRANE- Vetëm pak orë pasi parlamenti grek vuri vulën e fundit në listën e gjatë të shteteve që bënë edhe ratifikimin e Marrëveshjes së Asocim Stabilizimit mes Shqipërisë e Bashkimit Evropian, Tirana zyrtare përshëndet hapat e hedhura e gatshme për të përballuar sfida të reja. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në nder të përmbylljes së këtij procesi në një takim me studentë në nismën “Evropa Po Shqipërisë”, tha se vota e fundit e Greqisë është shprehje e besimit që Evropa ka tek Shqipëria.
Edhe ministria e Integrimit Majlinda Bregu, duke përshëndetur mbylljen e këtij procesi, tha se hapi tjetër i vendit tonë do të jetë aplikimi për të marrë statusin e vendit kandidatë, një premtim i bërë nga kryeministri Berisha në festimet e 18 vjetorit të Partisë Demokratike.
Në një periudhe 2 ose 3 javore pritet që Marrëveshja e Asocim Stabilizimit të hyjë në fuqi menjëherë sapo tre vendet e fundit Franca, Gjermania dhe Greqia të kenë dorëzuar në Bruksel instrumentet e kësaj marrëveshjeje. (a.r/news24/balkanweb)