E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, një shtetas italian denoncon vjedhjen në banesë

>Një shtetas italian ka denoncuar dje në komisariatin e policisë një humbje të madhe parash në shtëpinë ku ai së bashku me të shoqen rri me qira. Sipas burimeve nga drejtoria e policisë së qarkut, dje është paraqitur pranë sporteleve të saj shtetasi Italian Francesko O., i cili ka qenë i shoqëruar nga e shoqja e tij. Ai ka denoncuar një grabitje që i është bërë gjatë natës së martë. Ai ka treguar se kishte ardhur në Vlorë me një shumë të madhe parash, rreth 750 mijë eurosh për të bërë një investim. Paratë ai i mbante në një valixhe në banesën që e kishte marrë me qira. Mirëpo duke numëruar paratë dje në mëngjes, ai ka parë se në valixhe kishte vetëm 600 mijë euro. Menjëherë ai është nisur të bëjë denoncimin në komisariatin e policisë. Burime nga këtu bëjnë me dije se përveç pistës së grabitjes së parave gjatë natës po shikohet edhe pista e një mashtrimi që mund të ketë bërë vetë shtetasi italian, sepse fakti është se nga valixhja ku ndodheshin të gjitha eurot janë marrë vetëm një sasi e vogël e tyre, ndërkohë që një grabitës nuk do të linte asgjë aty. Po ashtu, në banesën e shtetasit italian nuk është vënë re asnjë shenjë dhune në banesë, dera dhe dritaret nuk kanë qenë të dëmtuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›