Shkarkohet nga detyra kreu i OSSH-së Fier, Andi Prifti
>Drejtori i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) Seit Dollapi ka paralajmëruar nga Fieri se një valë shkarkimesh pritet të përfshijë të gjithë filialet e OSSH-së në vend. Shkarkimet do të kenë si motivacion pikërisht treguesit e ulët të vjeljes së faturave të energjisë elektrike. Gjatë analizës vjetore të filialit të Fierit, Dollapi është përballur me tregues më të ulët se ato të një viti më parë. Analiza është zhvilluar mesditën e djeshme në mjediset e sallës së Qendrës kulturore për fëmijë pranë prefekturës së Fierit.
Në analizën vjetore të vitit 2008- Të merrnin pjesë shefat e të gjithë degëve të filialit të OSSH-së së Fierit, drejtuesit e njësive elektrike në Fier, Vlorë e Berat si dhe drejtori Sait Dollapi. Ky i fundit, mësohet të ketë kërkuar nga të gjithë vartësit e tij interpretim të realizimeve për 12 muajt e vitit 2008. Nga interpretimet e specifikuara të çdo shefi sektori ka dalë se asnjë degë qoftë ajo e shitjes, apo dhe e faturimeve si dhe e teknikës nuk ka pasur tregues të lartë. Treguesit vjetor kanë qenë më të ulët se ato të 11 mujorit dhe të 9-mujorit. Ndërkohë që burime nga filiali i Fierit pranojnë se treguesit e vitit 2008 kanë qenë shumë herë më të ulët se ato të vitit 2007. Kjo ka sjellë indinjatën e Dollapit, i cili është shprehur se pezullon nga detyra drejtorin e komanduar Andi Priftin. Kështu, rreth një muaj ka zgjatur komandimi si drejtor i Andi Priftit ishte komanduar në fillim të muajit dhjetor kur është shkarkuar ish drejtori Arqile Kume ka qenë në rolin e kryeinxhinierit. Zyrtarisht në filialin e OSSH-së së Fierit të deklarojnë se asnjë shkresë zyrtare nuk ka ardhur nga qendra në Tiranë, por pezullimi i drejtorit të komanduar Andi Prifti është komunikuar vetëm në mbledhje. Gjithashtu në filialin e OSSH-së së Fierit të pohojnë se një emër tjetër pritet të vijë drejtor i komanduar në Fier ditën e enjte. Nuk përflitet për ndonjë emër nga radhët e shefave aktualë të filialit të Fierit, por për emër që do të serviret nga Tirana. Vjelja e faturave të konsumit për vitin 2008 ka qenë si për konsumatorët privatë dhe për ata familjar në nivele të ulëta, ndërkohë që edhe niveli i të ardhurave nga vjelja e konsumit të energjisë nga kontraktorët shtetërorë ka qenë e ulët. Duhet thënë se në Fier humbjet në rrjet prej vitesh shkojnë deri në 37 % dhe gjatë vitit të kaluar jo pak emra faturistësh, drejtuesish e punonjësish të OSSH-së janë arrestuar e hetuar për abuzim me detyrën.