Berisha rrëfehet pa antiplumb: Rama kujdes, Meta do të të marrë partinë
Tiranë- I ftuar në një intervistë si asnjëherë më parë, rrethuar nga një eskortë femrash nga më të bukurat në vend, kryeministri Berisha bëri një rrëfim mbi fëmijërinë, pasionet e tij dhe padyshim politikën.
Berisha ishtë ne emisionin Zonë e Lirë, në TV Klan, duke konfirmuar divorcin me gazetarin e tij të oborrit Blendi Fevziu.
Në panelin e pyetjeve lidhur me situatën politike, Berisha paralajmëroi Edi Ramën se e keqja do t’i vinte pikërisht nga aleati i tij i javëve të fundit, Ilir Meta. Sipas Berishës, është ai që në gjirin e të majtës është rikthyer me misionin e marrjes së kontrollit të së majtës dhe padyshim edhe të Partisë Socialiste.
Berisha fushatën elektorale e konsideroi më shumë si një betejë për të marrë drejtimin e të majtës mes Metës dhe Ramës, sesa një betëje mes qeverisë dhe opozitës. Pyetja alla Arian Çani, ishte ishte formuluar në formën e një mesazhi telefoni, dërguar nga Rama në adresë të telefonit të Berishës: Doktor, ma lër pushtetin kësaj radhe se këta duan të më marrin partinë. Blushi, Malaj, Majko mezi presin që unë të humb e të më marrin partinë….
E sajuar ndoshta për të dalë atje ku Berisha gjithmonë do të dalë, përgjigja për këtë pyetje ishte e gatshme për Ramën: Nuk të gjen gjë nga ata jo, të keqen e ke nga Ilir Meta, ai do të të marrë partinë. Qëllimi i Metës është të marrë drejtimin e të majtës. Kryeministri ja ku është (për veten e tij), lufta është tani kush do të marrë drejtimin e Partisë Socialiste,- deklaroi Berisha.
Në vlerësimet për disa eksponentë të opozitës, Berisha cilësoi Ben Blushin si të pabesë e të paburrë. Ka një problem të madh ai- theksoi kryeministri- nuk ka fare besë dhe burrëri.
Por Berisha duket se hodhi piketat edhe për një gjë që ka dëshmuar se di ta bëjë shumë mire, trafikun e mandateve. Në një pyetje të nxjerrë në shteg nga moderatori, ku flitej për Vangjel Tavon, Berisha solli në kujtesë një deklaratë të kandidatit të LSI-së në Gjirokastër, i cili akuzoi PD-në dhe PS-në pak ditë më parë për plane kundër LSI-së, pra atij vetë. Për shkakun tënd i nxorra karton të verdhë Genc Rulit,- theksoi Berisha. Madje nuk ngurroi ta përsërisë të paktën tre here që për hatrin e Tavos ka paralajmëruar me të verdhë një nga besnikët më jetëgjatë të tij Genc Ruli. Kaq po të them prej teje i nxorra të verdhën Ruli, e di vetë ti,- përfundoi Berisha komunikimin e supozuar me Vangjel Tavon.
Në nisje të emisionit Çani iu afrua dhe e preku në gjithë trupin për tu dëshmuar shqiptarëve se Berisha nuk mbante antiplumb…siç akuzohet nga kryesocialisti Rama. Rama nuk ka gënjyer për antiplumbin, por e ka fiksim. Duhet tja falim për atë që thotë,- tha Berisha.
Madje Berisha u përlot kur prezantuesi i përmendi fëmijërinë dhe sidomos idhullin, Edit Piaf. Berisha i gjeti të gjitha këngët në quiz-in muzikor të emisionit.
Çani: Pse duhet të prisnim 10 vjet?
Berisha: Kemi bërë rrugë të dy. Çani ti u bërë më politik, unë u afrova drejt ‘Zonës së Lir’ë dhe u takuam.
Çani: Doktor thashë mos tju lija vetëm të ftoja dhe këngëtarët që ju shoqërojnë?
Berisha: Nuk kishe gjet shoqëri më të mirë. Komunikimin me ty e kemi konstant.
Çani: Më fal doktor të fus pak duart, Ledio nuk paska antiplumb na ka genjyer piktori…
Çani: Pse u futet ne Facebook?
Berisha: E kam pasur shumë të qartë forcën e komunikimit dhe Facebook është mjeti më i fuqishëm i komunikimit interaktiv dhe ka studime qe faktojmë se numri i miqve ka efekt të jashtëzakonisht pozitiv. Unë u futa me vonesë për dy arsye, mesazhet është mënyrë komunikimi më e lodhshme megjithëse kosto është e ulët. Për Facebook do gjeja momentin dhe e gjeta. Unë gjeta Ditën e Rinisë data 8 dhjetor.
Çani: Ju vjen keq që nuk i kishit këto në fëmijërinë tuaj?
Berisha: Në fëmijërinë time kisha ato që i klithe koha. Kam mësuar të lexoj 5 vjec, leximi ishte krenari, fillova të shkruaja, e pashë që nuk i kisha me zemër dhe e lashë. E pashë që dështova…unë vijova një shkollë te mesme mjekësore dhe kjo ishte pengese që të ndiqja letrat. Disa variante që mu dhanë përpara mu dogjën, në atë kohë nuk kishte shkollë të mesme në Bajram Curri. Dhe unë ndoqa shkollën e mesme mjekësore.
Çani: Që 6 vjeç zbuluat Edit Piaf?
Berisha: Keqardhja ime me e madhe kur kënga Padam mbaronte në radion e komunës. Kishte një orë radio kur jepej kënga Padam dhe mua me përpinte. Nga ajo gjer në këtë moshë ka mbetur tek un enje bindje se zëri është mistika. Zëri të ndikon në adrenalinë dhe qënien tënde…Beattles, ishin filozofi e këngës dhe historisë, Beattles janë këngëtarë muzikë dhe filozofi, ato janë epokë.
Unë dëgjoj dhe kam dëgjuar gjithë jetën dhe në IPad kam mijëra këngë, 3.658 këngë . Unë udhëtoj shumë dhe gjatë gjithë kohës dëgjoj dhe lexoj dhe pasi udhëtoj shumë dëgjoj se është më komode,-tha kryeministri.
Çani: ‘Rrëfimi tek Papafingo’ flisni për guximi. Gjë që ia rekomandoni dhe të rinjve?
Berisha: Guximi është themeli i asaj ti mund dhe duhet të arrish. Imagjino një fëmijë në alpe që i takonte të bënte dy orë rruge i vetëm dhe ai nuk kishte alternative tjetër vetëm të guxonte. Kishte ujqër flitej që kishte dhe arinj po unë nuk kisha parë. Kishte një pyll dhe futesha.
A është kjo një arsye e arritjes tuaj sot?
Një ambient me rreziqe të presupozuar, në këtë kontekst padiskutim ajo ka qenë një trajnim për mua. Unë shkoja në shkollë në dimër. Ideja se gjatë rrugës mund të nda dilnin ujqërit ishte permanent si ide, por nuk na doli.
Ju i kishin qejf kuajt, Keni rënë nga kali ndonjëherë në fëmijëri?
Disa here, kam thyer brinjët dhe prap i kam hipur. Bënim gara kryesisht pa shalë, se me shalë nuk na linin prindërit.
Legjenda se keni rënë nga kali dhe nuk keni zbritur nuk qëndron?
Kam zbrit por i kam hipur prapë…
Keni thëne se nuk shihni ëndrra…
Nuk shoh ëndrra vetëm ato që shoh në jetë.
Pse e doni një mandat të 3-të, cila është ëndrra që ju ka mbetur pa realizuar?
E ka thënë një i shquar, pushteti të lodh kur nuk e ke. Kur e ke dhe e përdor si duhet të frymëzon. E dua unë pushtetin unë për veten time, absolutisht jo. Unë kam pas pushtetin tim kardiolog dhe kam bërë të vërteta ëndrrat e mia. Unë nuk kam as ambicien më të vogël personale. Unë dua të mbroj ato që besoj.