Vllaznia gjen fitoren, sot 4 sfidat e tjera
TIRANE-Vllaznia është rikthyer te fitorja edhe pse ende nuk ka trajnerin e parë në stol. Shkodranët kanë mundur 1-0 Pogradecin. Një gol i Xhevahir Sukajt në minutën e 56-të ka vendosur këtë takim. Ndërkohë, Superliga do të vijojë sot me 4 ndeshje të tjera, ku spikat transferta e Tiranës ndaj Apolonisë në Fier. "Loni Papuçiu" është kthyer në një stadium ferri vitet e fundit për bardheblutë. Ndërkohë, Dinamo do të presë në "Qemal Stafa" Kamzën me synimin për të dalë nga kriza, ndërsa Shkumbini do të ndeshet me Laçin. Në Vlorë, Tomori do të presë Teutën kryesuese.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)