Tiranë, arrestohen 4 persona, kapen me 120 kg kanabis sativa
TIRANË- Sektori i antidrogës në policinë e Tiranës ka sekuestruar 120 kg kanabis sativa në orët e vona të ditës se djeshme. Aksioni i policisë ka vënë në pranga 4 personat që e posedonin lëndën narkotike, një pjesë e të cilës është sekuestruar në automjetin me të cilin udhëtonin 4 të arrestuarit. Pjesa tjetër është gjetur gjatë kontrollit në banesën e këtyre të fundit në zonën e Ndroqit. Hetimet paraprake thanë se lënda narkotike ishte destinuar për shpërndarje në kryeqytet, ndërkohë që priten detaje të tjera mbi hetimin në ditët në vijim.
Shkrime të tjera me interes: