Vlorë, Dashamir Tahiri shtron iftar në Sheshin e Flamurit për besimtarët myslimanë
04-08-2013 / Gazeta 55
Mbi 700 besimtarë myslimanë kanë qenë pjesë e iftarit të shtruar nga deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri, në Sheshin e Flamurit në mbrëmjen e njohur si Nata e Kadrit. Tahiri është shprehur se komuniteti çam i përket besimit mysliman dhe në vite nuk e ka ndërruar besimin e tij pavarësisht gjenocidit që është kryer ndaj tyre.
Drejtuesit e komunitetit mysliman kanë falënderuar Tahirin për mbështetjen që ky i fundit i ka dhënë këtij komuniteti në vite. Iftari i shtruar në Sheshin e Flamurit është kthyer tashmë në traditë, ku me qindra besimtare myslimanë bëhen pjesë e tij.