E Diel, 1 Nëntor 2026

USAID, Arvizu: Mbështesni vendorët, Berisha: Dixhitalizim fiskal për Shqipëri tranparente

TIRANE- Prezantohet projekti i USAID për qeverisjen lokale. I pranishëm në këtë aktivitet, ambasadori Aleksandër Arvizu deklaroi se SHBA mbështet qeverisjen lokale, ndërsa bëri apel për bashkëpunim mes qeverisë qendrore dhe asaj vendore.

“Shqipëria ka hyrë në rrugëtimin e saj të tretë drejt një qeverisje të decentralizuar dhe demokratike. Teksa nisim këtë projekt u bëj thirrje për bashkëpunim. Të ecurit përpara kërkon që qeveritë të përmbushin detyrimet, kërkon dialog të hapur mes qeverisjes vendore dhe asaj qendrore, besim, kërkon që transferimi i burimeve të jetë i drejtë dhe transparent. Kërkon që rritja urbane dhe jenë më e mirëmenaxhuar.

Arvizu shprehu më tej besimin se “Shqipëria dhe qeveria vendore do mund t’i tejkalojë sfidat që ka përpara.

“Kam besim se do t’i pranoni këto sfida dhe do bashkëpunoni, ne premtojmë mbështetjen tonë. Më e rëndësishme se mbështetja është udhëheqja politike”, tha Arvizu më tej. 

BERISHA: DIXHITALIZIM FISKAL, PËR SHQIPËRI TRANPARENTE
Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në prezantimin e projektit të USAID, “Planing and local governance project” se bashkëpunimi me USAID është një nga historitë më të shkëlqyera të suksesit me projektet në vend, pai ka ndidhmuar në në rritjen e tranparencës dhe luftën kundër korrupsionit. 

Kryeministri Berisha theksoi se në projektin më të ri të USAID do të ridimensionohet decentralizim fiscal, për një tranperencë më të madhe karshi qytetarëve. Ndërkohë, Berisha u bëri thirrje vendorëve që të mbledhin taksën e pasurisë, si taksë krysore e qytetarëve. 

LAJMI VIJON

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›