E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi i vendit, BE-OSBE inkurajojnë politikën shqiptare

Bashkimi Europian dhe OSBE-ja inkurajojnë politikën në Shqipëri të punojnë për të përmbushur 12 rekomandimet e KE-së për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Deklarata e ambasadorit të BE-së në Tiranë Ettore Sequi dhe ambasadorit të OSBE-së Eugen Wollfarth u bënë në Konferencën e Gjashtë të Komisioneve Parlamentare të Integrimit Evropian të Shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim Asociimit.
 

Sipas ambasadorit Sequi Shqipëria ka bërë hapa përpara në procesin e integrimit por mbeten ende shumë punë për tu bërë. “Lista e 12 prioriteteve përbën një kusht për të ecur përpara në procesin e integrimit. Janë bërë përparime por mbeten ende gjëra për tu bërë. Në këtë proces duhet të ketë angazhim të plotë dhe të sinqertë” ka theksuar më tej Sequi”
 

Sequi gjithashtu ka theksuar se një element i rëndësishëm për integrimin është edhe dialogu parlamentar i cili sipas tij do të vërtetonte që integrimi europian është një proces i rëndësishëm. “Intensifikoni dialogun me takime të ngjashme dhe bëni progres përpara në rrugëtimin tuaj drejt BE” ka theksuar më tej Sequi.

Nga ana e tij ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth theksoi se sfidat e qeverisë mbeten drejtësia dhe reforma ligjore. “Sistemi gjyqësor dhe besimi në drejtësi është me rëndësi në një vend demokratik. Ka qënë mbresëlënëse që orientimi i qartë i qeverisë dhe i parlamentit për miratimin e ligjeve sipas standarteve të BE-së. Po ju inkurajojmë të mishëroni vlerat e BE-së për ti përdorur në praktikat e përditshme” ka theksuar Wollfarth.

Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë gjithashtu theksoi se reforma zgjedhore është një nga çështjet e rëndësishme për tu zgjidhur.
"Reforma zgjedhore është një nga çështje për të cilën ju jeni të njohur. Një reformë zgjedhore përbën një pikat nga më të rëndësishme për ta çuar më tej zhvillimin demokratik. Reforma kërkon një kuptimshmëri në nivelin politik, dështirë politike. Besimi ndërmjet aktorëve kryesorë është me rëndësi në mënyrë që kjo reformë të finalizohet në kohën e duhur” ka shtuar më tej Wollfarth.

Ai u ndal edhe në reformën e pronave, duke kërkuar avancim edhe në këtë drejtim. “Legjislacioni konfliktual ka çuar në ndalimin e zbatimit të ligjeve dhe procese gjyqësore të vonuara dhe cënimin e sigurisë ligjore. Qeveria duhet të falenderohet për draftin e strategjisë për pronat dhe shpresojmë që kjo të hapë dritën jeshile për miratimin e ligjeve përkatëse” shtoi ambasadori.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›