E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ndaj shqiptarëve, AK: Provokim etnik

TIRANE- Provokim etnik e ka cilesuar Aleanca Kuq e Zi ngjarjen e dy diteve me pare ne Maqedoni, kur u rrahen barbarisht 15 nxenes shqiptare, teksa ishin duke udhetuar me autobusin e shkolles.

Ne nje reagim per mediat, AK i ka bere apel komunitetit ndërkombëtar, që të ndërhyjë për të ndalur akte të tilla ndaj shqiptarëve atje.

Sipas saj, grupet te tilla terrosite duhet te arrestohen e te vihen perpara drejtesise.

AK kerkon nga partite politike që të solidarizohen me situatën, per te denuar ngjarje te tilla.

Nje dite pas ngjarjes, policia maqedonase ndaloi 8 persona te akuzuar per dhunen ndaj shqiptareve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›