E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeni reformat, zgjidhni problemin e pronës

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Volfarth

TIRANË- Kryerje në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur të reformave kryesore si kusht për integrimin e vendit në BE, zbatim në praktikë të ligjeve në letër dhe zgjidhje problemit të pronës. Këtë mesazh ka dhënë sot kreu i prezencës së OSBE-së ne vendin tonë, ambasadori Eugen Volfart, duke folur në konferencën e gjashtë të Komisioneve Parlamentare të Integrimit të vendeve të rajonit.

Theksoj domosdoshmërinë e reformës elektorale, që është një nga cështjet që OSBE e ka më shumë për zemër dhe ju jeni të gjithë të njohur. Një reformë zgjedhore përbën reformën më të rëndësishme për të cuar më tej zhvillimin demokratik, proces që kërkon kuptimshmëri të lartë në nivelin politik dhe të tjera, e jam i kënaqur që puna vijon. Inkurajoj aktorët të ndërtojnë një praktikë pozitive, dëshira politike, besimi i ndërsjellë i aktorëve është i rëndësishëm që reforma të finalizohet në mënyrën dhe kohën e duhur- tha ai.

Sipas tij, edhe reformë në drejtësi përbën një element shumë të rëndësishëm në një vend demokratik. Është mbresëlënëse se orientimi i qartë i qeverisë dhe kuvendit për miratimin e legjislacionit në përputhje me rekomandimet dhe ju inkurajoj të mishëroni vlerat e BE duke i përdorur ato në praktikat e përditshme- theksoi më tej Volfart.

Ai u ndal edhe në reformën e pronave, duke kërkuar avancim edhe në këtë drejtim. Legjislacioni konfliktual ka cuar në ndalimin e zbatimit të ligjeve dhe procese gjyqësore të vonuara dhe cenimin e sigurisë ligjore. Qeveria duhet të falenderohet për draftin e strategjisë për pronat dhe shpresojmë që kjo të hapë dritën jeshile për miratimin e ligjeve përkatëse- tha ambasadori.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›