Dashuronte nje emigrant shqiptar, qellohet me kacavide nga i ati
Nuk pranon marredhenien e vajzes se tij me nje shqiptar dhe e plagos me kacavide ne qafe. Ngjarja ka ndodhur ne Osimo te Ankones ne Itali. Mario Matarazzo, 44 vjec, ka qelluar vajzen e tij 23 vjecare me kacavide ne fyt, mbremjen e dy diteve me pare. Sic njoftojne mediat italiane, Matarazzo ishte ne dijeni te kesaj lidhjeje, por e kishte paralajmeruar te bijen qe t'i jepte fund. Mos pranimi nga ana e vajzes me inicialet E.M, ka detyruar edhe largimin nga shtepia te babait te saj. Sipas policise, 44-vjecari ishte larguar per disa dite nga shtepia, pikerisht ne shenje kundershtimi te lidhjes qe vajza e saj kishte me shqiptarin, por te dielen ai ishte kthyer ne shtepi, ku ka pritur vajzen te kthehej. Sapo ajo ka ardhur, ka filluar debatin dhe ballafaqimin me te. Ne perleshje ishte perfshire edhe bashkeshortja e tij, e cila ka nderhyre per te qetesuar situaten por eshte "shperblyer" me grusht nga ana e burrit te saj. Ne grindje e siper, 44-vjecari ka rrembyer nje kacavide qe e kishte ne xhep dhe e ka goditur ne fyt vajzen e tij. E.M e plagosur eshte transportuar menjehere ne spitalin rajonal te Ankones, ku mesohet se eshte jashte rrezikut per jeten dhe do t'i duhen 20 dite per t'u sheruar plotesisht. Pas ngjarjes babai me ndjenja raciste, eshte larguar nga banesa. Brenda nje kohe te shkurter karabinieria e Ankones, ka mundur ta arrestoje dhe me pas e ka marre ne pyetje, per ate cka ndodhi. Mediat italiane raportojne se ne momentin e arrestimit Matarazzo i kishte rrobat me gjak, pasi kishte tentuar te veteplagosej, me te njejten arme. Ai eshte prangosur me akuzen e "tentatives per vrasje ne rrethana te renduara". Mesohet se Mario Matarazzo, me origjine nga Napoli, banonte me bashkeshorten e tij dhe dy femijet, nje djale dhe nje vajze si dhe mbesen 6 vjecare, te cilen 23-vjecarja e kishte pasur nga nje marredhenie e meparshme.
Ledi Koraqi
Ledi Koraqi