E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bodywave teknologjia që “lexon” dhe reagon me valët e trurit

Një teknologji e re e quajtur Bodywave që bën pikërisht këtë tashmë është në shitje për përdorime të ndryshme dhe aplikime në situata të ndryshme.

Bodywave lexon aktivitetin e trurit nëpërmjet trupit të njeriut, jo me anë të kufjeve apo fijeve invadent si në të shkuarën, por me anë të një mekanizmi të vogël që mund të lidhet në krah apo këmbë .

Sensori i ri i valëve të trurit mund të transferojë ato në një kompjuter me anë të wireless. Bodywave kur përdoret në simulime me kompjuter në 3DFreer Logic është e mundur që të aktivizojë simulimet vetëm me anë të trurit. Me anë të Bodywave mund të mësohen dhe kontrolli i stresit si dhe si rritja nivelit të vëmendjes.

Nëpërmjet Bodywave përdoruesi mund të aktivizojë simulimin në PC dhe mund të marrë pjesë në mënyrë aktive në program vetëm me anë të valëve të trurit të përcjella nga ky scanner i ri. Me anë të një monitori të tillë mund të shikohet aktiviteti i trurit nëpërmjet trupit në vend të kokës. Është e mundur të monitorohet niveli i vëmendjes, i qetësimit, i mësimit ose të ankthit dhe stresit.

Avatari brenda programit mund të vlejë si mësues, për të dhënë këshilla dhe instruksione ose si nxënës për të marrë pjesë në leksione ose simulime.
Avatar, makina, ose dhe panele të kontrollit mund të kontrollohen me anë të Bodywave.

(a.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›