E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Fillon gjykimi ndaj Fatmir Limajt nen akuzat per krime lufte

Deputeti i Parlamentit te Kosoves Fatmir Limaj dhe nente ish pjesetare te Ushtrise lirimtare te Kosoves u nxoren sot para nje trupi gjykues te perbere nga dy gjykates evropian dhje nje vendas ne Prishtine ne nje proces gjyqesor nen akuzat per krime lufte kunder popullates civile dhe roberve te luftes. Aktakuza e cila u hodh poshte nga te gjithe te akuzuarit i ngarkon ata per krime lufte kunder popullates civile dhe krime lufte kunder te burgosurve te luftes qe sic thuhet supozohet te jene kryer nga fillimi i vitit 1999 deri ne mesin e qershorit 1999  ne nje qender te improvizuar paraburgimi nga Ushtria lirimtare e Kosoves e cila ndodhej ne fshatin Klecke ne Kosoven qendrore.

Akuza ishte mbeshtetur kryesisht mbi deshmite e nje ish pjesetari te Ushtrise lirimtare Agim Zogaj i cili qe bere i njohur si deshmitari X deri ne muajin shtator kur kreu vetevrasje ne Gjermani ku ishte derguar nga autoritetet e EULEX-it ne cilesine e deshmitarit te mbrojtur. Ai kishte mbajtur ditar ku kishte shenuar ngjarjet e perfshira ne akuze.

Mbrojtja e te akuzuarve kerkoi qe seanca kryesore per te akuzuarit te shtyhet per ne muajin shkurt te vitit te ardhshem meqe dokumentet qe permbajne akuzen i jane dorezuar me vonese pales mbrojtese.

Avokati mbrojtes i zotit Limaj Karim Kahn tha se duhet me shume kohe per te analizuar dokumentet kryesore.

Deshmitari kryesor ka nderruar jete. Ne nuk kemi mundesi qe ta marrim ne pyetje dhe eshte thelbesore qe te kerkohen provat themelore. Ky eshte nje individ qe ka thene dhe e ka pranuar vete se ka qene ne nje spital psikiatrik me qellim qe te kete mbrojtje pasi qe ta kete vrare Fatmir Limajn. Ne duam ta shohim evidencen mjekesore raportin e autopsise duam ta shohim se si eshte kapur ne cfare kushte duam ti shohim letrat qe ia ka shkruar gruas se tij dhe po ashtu edhe ditarin e tij tha mes tjerash avokati Kahn.

Ne fillim te javes pritet nje vendim i gjykates per vazhdimin apo shtyrjen e procesit gjyqesor.

Me 22 shtator zotit Limaj iu shqiptua masa e arrestit shtepiak pasi qe me pare Gjykata Kushtetuese kishte nxjerre nje opinion sipas te cilit deputetet nuk kane imunitet per veprat e kryera jashte fusheveprimit te tyre.

Me 30 nentor te vitit 2005 Gjykata Nderkombetare per Krime lufte ne Hage shpalli te pafajshem Fatmir Limajn i njohur me emrin e luftes si komandant Celiku i cili ne shkurt te vitit 2003 qe akuzuar per perfshirje ne krime kunder civileve shqiptare dhe serbe gjate luftes se vitit 1998. Ai u prit si hero pas kthimit nga Haga dhe disa muaj me pas u rikthye ne strukturat e Partise Demokratike te Kosoves te drejtuar nga Hashim Thaci. Dy vjet me pas ai mori postin e ministrit te transporteve dhe telekomunikacionit.

Ne pranveren e vitit 2010 EULEXI-i filloi nje proces hetimesh kunder zotit Limaj nen dyshimet per korrupsion ne Ministrine e tij te cilat edhe me tej po vazhdojne.  

Me heret zoti Limaj kishte shfaqur drojen se dyshimet e hedhura mbi te jane synime per menjanimin e tij nga skena politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›