Shenohet incidenti i radhes ne fushaten elektorale ne Tirane

Ne Shqiperi ku prej ditesh ka nisur zyrtarisht fushata elektorale u regjistrua nje tjeter incident gjate mbremjes se djeshme ndersa Partia Socialiste po pergatitej te niste nje miting ne nje nga zonat e Tiranes ku merrte pjese dhe kryetari Edi Rama. Nje 16 vjecar mbeti i plagosur me thike pas nje perplasjeje me nje grup personash te cilet sipas socialisteve ishin perkrahes te Levizjes Socialiste per Integrim e cila me vone mohoi te kete lidhje me ngjarjen. Po mbreme kryeministri gjate nje interviste ne televizionin News 24 denoi incidentet e ndodhura ditet e fundit duke u bere thirrje simpatizanteve te tij te shmangin cdo akt dhune. Gjate intervistes kryeministri Berisha evitoi te komentonte perplasjen mes komandatit te forcave speciale dhe zevendesministrit te Brendshem duke u shprehur se per kete ceshtje tani po heton prokuroria.
U bene disa dite me radhe qe fushata elektorale per zgjedhjet vendore te 8 majit po shenohet nga incidente te llojeve te ndryshme ku nuk ka munguar as prania e armeve. Mbreme nje 16 vjecar mbeti plagosur ne Tirane ndersa Partia Socialiste po pergatitej te niste nje miting ne nje nga zonat e kryeqytetit. Sipas deshmive ai u godit me thike nga disa persona te cilet sipas socialisteve ishin te Levizjes Socialiste per Integrim e cila kishte nje zyre shume prane zones ku do te behej mitingu i socialisteve. I riu u dergua ne spital ku ju nenshtrua nje nderhyrjeje kirurgjikale dhe nuk ka pasoja per jeten ndersa agresoret u larguan nga vendi i ngjarjes. Nenkryetari i LSI-se Petrit Vasili hodhi poshte akuzat per lidhje te partise se tij me kete incidet duke deklaruar se nxitesit e provokimeve duhet te heqin dore prej tyre.
Incidentet mes perkrahesve te kampeve kundershtare politike ndonese kane qene te permasave te vogla deri me tani duket se vetem po i hedhin benzine nje zjarri te ndezur prej kohesh ne skenen politike shqiptare.
Kryeministri Sali Berisha mbreme gjate nje interviste ne televizionin News 24 ne emisionin 5 pyetje nga Babaramo u beri thirrje perkrasve te shumices te shmangin aktet e dhunes
Incidente te papranueshme te cilat shpresoj te mos perseriten. Denoj cdo akt dhune e u bej thirrje se pari anetareve dhe aktivisteve te shumices te respektojne rigorozisht ligjin dhe te shmangin cdo akt dhune. Kjo thirrje u drejtohet te gjithe qytetareve e simpatizanteve te partive te tjera
Incidentet e diteve te fundit provokuan pak dite me pare edhe nje perplasje mes drejtorit te forcave te nderhyrjes se shpejte Shemsi Premci dhe zevendesministrit te Brendshem Avenir Peka i cili eshte aktualisht edhe minister ne detyre pas doreheqjes se zotit Lulzim Basha.
Zoti Premci akuzoi drejtuesin e Ministrise se e kish urdheruar te nderhynte per te shtypur perkrahesit e kandidatit socialist ne zonen e Bathores ne Kamez. Nje akuze e cila u hodh poshte nga zoti Peka i cili e konsideroi ate nje shpifje.
Te dy kane bere kallezim ne prokurori ndaj njeri tjetrit. Kryeministri Berisha evitoi mbreme te komentonte kete perplasje duke qene se sipas tij te dy kane dhene versione te ndryshme e duke u shprehur se ceshtja tani eshte ne hetim
Ky eshte nje proces ne hetim. Te dy palet kane paditur njeri tjetrin ne prokurori. Le te hetohet. Nje gje eshte e sigurt se policia ka vetem nje urdher te zbatoje ligjin dhe vetem ligjin. Kjo eshte eshte porosia e prere qe Drejtori i Pergjithshem i policise dhe zevendesministri qe kryen detyren e ministrit kane nga kryeministri i vendit.
Per situaten e tensionuar ka folur dje edhe presidenti Bamir Topi gjate nje takimi me drejtuesit e Transparency International Albania. Ai ka bere pergjegjese forcat politike te cilat sipas tij kane nxitur dhunen me debatet e tyre aspak qytetare. Presidenti ka kerkuar uljen e tensioneve duke kerkuar qe partite te bejne nga ana e tyre thirrje per tolerance e qe kandidatet ne gare te perqendrohen tek programet e tyre elektorale.