Mjedisi, sëmur 20% e popullatës, Në Tirane situata alarmante
TIRANE- Mjedisi është kthyer në një kërcënim serioz për shëndetin e popullatës. Kjo si pasojë e ndotjes së madhe që i vjen nga urbanizimi.
Dhe Tirana është njëri prej atyre qyteteve në të cilin niveli i ndotjes në ajrin që ne thithim ka tejkaluar çdo normë. "Kombinimi i ndotjeve në Tiranë krijon një situatë të paparashikuar mjedisore ku dëmi shëndetësor është një nga dëmet më të rënda", - ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, dje në seminarin "Shëndeti mjedisor dhe vlerësimi i riskut", i cili u zhvillua me mbështetjen e universitetit Hollandez të Maastricht.
Sipas kreut të bluzave të bardha realiteti mjedisor i Tiranës është shumë problematik pasi aty gjenden të gjitha llojet e ndotjeve, si të karakterit infrastrukturor, ashtu edhe të karakterit mikrobiologjik (mbeturinat) apo edhe ndotja nga automjetet. Ministri Vasili vuri në dukje se janë tre burime të mëdha ndotësish dhe dhjetëra nënkomponentë të tyre të përfshirë dhe kuptohet që një veprim në sinkron i tyre jep efekte të avancuara dhe indikatorët janë shqetësues.
Është vlerësuar që rreth 20% e sëmundshmërisë në vendet e industrializuara mund t'i atribuohet faktorëve mjedisore dhe rrisqet mjedisore zënë vendin e 8-të nga 10 kërcënimet kryesore të shëndetit në Europë. Ndërkohë specialistët e ISHP-së kanë bërë apel për shtimin në mënyrë emergjente të hapsira të gjelbërta për të pakësuar ndikimin e mjedisit në shëndet.
(s.g/GSH/BalkanWeb)