Kosove Serbet e veriut bojkotojne regjistrimin e popullsise

Edhe tri dite kane mbetur deri ne fund te procesit te planifikuar te regjistrimit te popullsise ne Kosove por planet duket se do te ndryshojne te pakten per pjesen veriore te vendit te banuar me shumice serbe.
Shefi i Entit te Statistikave te Kosoves Ibrahim Shabani thote se qe nga nje prilli kur ka filluar ky proces eshte regjistruar pjesa dermuese e popullsise ne Kosove.
Per te ditur se sa eshte perqindja e daljes ne regjistrim apo te regjistruesve atehere duhet pikesepari te kemi pikenisje per te gjetur perqindjen duhet ta dime se sa eshte numri per me dite perqindjen se sa kane dale mirepo perafersisht mund te themi se per dhjete dite perafersisht 1.5 milione banore jane regjistruar theksoi zoti Shabani.
Ne kete numer nuk jane perfshire serbet e veriut te cilet e kane bojtotuar procesin me gjithe thirrjet e vazhdueshme te autoriteteve vendase e nderkombetare. Ministri i Administrates Publike Mahir Yagcilar tha se po kerkohen rruge per te permbushur kete proces edhe ne ate pjese te Kosoves.
Ne nuk deshirojme te deshtoje procesi i regjistrimit te popullsise ne Republiken e Kosoves. Ju gjithashtu e dini qe edhe sipas ligjit duhet te formohen te gjithe komisionet komunale per te gjitha komunat por ende ne tri komuna ne veri nuk jane formuar keshtu qe edhe ne takimin e fundit te Komitetit drejtues kemi leshua nje informate se ne jemi duke bere perpjekje me Komisionin Evropian me UNOPS-in me donatore tjere te ftojme te gjithe qytetaret e Republikes se Kosoves te marrin pjese ne regjistrim tha ministri Yagcilar.
Por regjistrimi ka nxitur ndarje edhe ndermjet perfaqesuesve politike te serbeve te Kosoves. Ne pjesen jugore pjesemarrja sipas autoriteteve eshte relativsht e larte por edhe atje ka ndikuar qendrimi refuzues i Beogradit. Zevendeskryeministri i Kosoves Sllobodan Petrovic thote se eshte qendrimi i Beogradit I cili po pengon nganjehere edhe procese te rendesishme per komunitetin serb ne Kosove sic eshte regjistrimi.
Si mund te ecim ne rrugen evropiane pa e ditur se sa jemi qe jetojme ne Kosove dhe sa duhet te kthehen tha zevendekryeministri Petrovic duke nenvizuar se pjesemarrja ne procesin e regjistrimit eshte ne radhe te pare ne te mire te serbeve te Kosoves.
Por ne veri mendohet ndryshe. Nje nga udheheqesit serbeve te atjeshem Radosh Mihajlovic tha se ata do te mund te merrnin pjese vetem ne nje regjistrim qe mund ta benin Kombet e Bashkuara por jo edhe institucionet e Kosoves.
Mendoj se ne veri askush nuk do te marre pjese ne regjistrimin qe e organizon Prishtina. Ne kete menyre ata duan te tehuajsojne 250 mije serbe qe ndodhen ne Serbi. Ne pranojme qe Misioni i Kombeve te Bashkuara te beje regjistrimin e popullsise ne tere Kosoven tha ai.
Ditet ne vazhdim pritet te debatohet mundesia qe regjistrimi ne veri te behet nga orgaizatata nderkombetare ndersa tashme eshte e qarte se ky proces do te zgjase me shume nga sa ishte planifikuar.
Regjistrimi i popullsise dhe pronave ne Kosove po ndodhe per here te pare pas 30 vjetesh. Regjistrimi i fundit i popullsise ka ndodhur ne vitin 1981. Dhjete vjet me vone shqiptaret bojkotuan regjistrimin qe po behej nga Beogradi. Regjistrimi i atij viti fliste per rreth 200 mije banore serb ne Kosove. Autoritetet ne Prishtine hedhin poshte pretendimet e Beogradit se numri i te shperngulurve serbe nga Kosova eshte rreth 250 mije.