E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshiroj te hyj natyrshem ne kete diskutim serioz te te gjithe sektoreve te ekzekutivit, ne gjashte muajt e pare qe ai drejtohet nga une, per ta shkeputur nga programet, strategjite dhe problemet, qe

Deshiroj te hyj natyrshem ne kete diskutim serioz te te gjithe sektoreve te ekzekutivit, ne gjashte muajt e pare qe ai drejtohet nga une, per ta shkeputur nga programet, strategjite dhe problemet, qe kemi perballuar se bashku, ku ka jo vetem perfaqesues te spikatur politik te maxhorances qeverisese, ne vitin e gjashte qe drejtojne vendin, por dhe teknokrate dhe menaxhere te shquar te sistemeve te industrise dhe energjitikes, qe perbejne skeletin baze te ekonomise shqiptare dhe per pasoje te resurseve themelore per zhvillim te qendrueshem dhe perspektiv te vendit.
Pra, une vij sot natyrshem, jo vetem ne mbylljen e ciklit te analizave te ekzekutivit per problemet dhe rezultatet sektoriale, por gjej dhe energjine tuaj pas nje numri analizash, nderhyrjesh, programesh, vendimesh qe ka realizuar edhe ne gjashte muajt e fundit edhe Qeveria apo komitetet e specializuara nderministrore te saj per energjitiken, ne menyre te veçante dhe komponentet e saj alternativ me sistemin elektroenergjitik pra, dhe hidrokarburet dhe ne teresi per thellimin e reformave ne te gjithe sistemin kryesor, per te cilen eshte pergjegjese ministria juaj, ate te administrimit publik, i cili ka ndikime dhe efekte jo te gjitha negative, jo te gjitha pozitive ne kete tranzicion, ne te gjithe ekonomine kombetare, sepse ketu jane nen administrim sistemet jo vetem kryesore, por edhe iniciuese te operacionit ekonomik kombetar dhe te integrimit te tregut kombetar me rajonin dhe me gjere, sistemet e prodhimit te energjise dhe te resurseve primare per rritje. Pa ju, asnje sherbim, asnje transformim, ristrukturim dhe standartizim i ekonomise shqiptare apo i prodhimit te brendshem bruto nuk eshte i mundur, prandaj dhe analiza merr nje rendesi te vecante edhe jashte mureve te ministrise dhe sistemeve qe ju administroni. Ne kete menyre te arsyetuar dhe jo vetem per t'ju pergjigjur me te njejten pergjegjshmeri qe na ka bashkuar ne veprim efikas ne pergjithesi deri me tani per sensibilitetet legjitime qe ka dhe publiku.
Une do te desha te perqendrohesha ne prioritetin energjitik, ne situaten energjitike, ne progresin dhe problemet qe perballojme dhe administrojme sipas programeve qe zbaton ekzekutivi dhe qe nuk jane instrumenta te sirtareve tona. Ne teresi me keto analiza ne po rishfaqim jo vetem deshiren por edhe angazhimet per bashkepunim me te gjithe faktoret politik, social, sipermarres me institucionet e tjera perveç ekzekutivit qe kushtezojne, frenojne apo nxisin zhvillimin dhe kapercimin e problemeve themelore qe ka ekonomia e Shqiperise.
Do te falenderoja dhe mediat qe na kane dhene edhe ne mundesine, anasjelltas pas mesazheve qe kemi dhene nepermjet tyre per publikun, te kuptojme edhe sensibilitetet e publikut per qeverisjen tone, per punen e qeverise dhe per sektore prioritare qe mbeten kritike gjithashtu.
Ne sinteze ky komunikim me njeri-tjetrin dhe me publikun besoj se kudo po rrit angazhimin per te pershpejtuar reformat, per te dominuar fenomenet negative, qe nga dobesite e menaxhimit deri tek korrupsionet dhe veprimtaria abuzive, per te saktesuar shenjestren e nderhyrjeve ekzekutive, legjislative, politike dhe per te permiresuar marredheniet me operatoret ekonomik ne funksion te zhvillimit. Energjia pra eshte nje pike fillestare qe per tranzicionin dhe problematiken qe ka nuk mund te vazhdoje te jete nje pike fundore, bllokuese e projekteve per zhvillim. Sigurimi i energjise se mjaftueshme per qytetaret dhe per bizneset eshte ekuacioni qe duam te ekstrapolojme ne te gjithe sektoret e rritjes ekonomike e qendrueshmerise se saj dhe ne marredheniet e shtetit me sipermarrjen publike ose private. Kjo ndodh ne nje organizim shteteror dhe ekzekutiv gjithashtu ne tranzicion, sepse pune me te mire se sa spektri i gjere i sektoreve qe mbulon ministria juaj e rende, nuk gjej dot, dhe besoj se kjo eshte dhe sfida juaj dhe rezultati qe synoni.
Ju keni probleme ne sektorin e minierave, te industrise ne teresi, por e ritheksoj nuk mund t'i shmangim ne komunikimin e punes me ju, prioritetin dhe sensibilitetin kritik qe ka sektori I energjise, per te cilin jo vetem shqetesohen me te drejte qytetaret, por une u jap me shume te drejte qytetareve qe paguajne sipas ligjit dhe jo sipas kontratave private me faturuesit, sepse kjo gje lidhet jo vetem me cilesine e jetes se tyre private, por dhe te jetes publike, ne kuptimin e gjithanshem e ka situata sociale e nje vendi qe po hap negociatat per Asocim-Stabilizimin me BE. Nga ana tjeter energjia jo vetem tek ne po kudo gjeneron perparim dhe probleme per tere ciklin ekonomik, shoqeror, per konsumin, investimet per cilesine e jeteses gjithashtu, por nuk besoj se nuk e kemi vleresuar ashtu siç duhet te nderuar kolege ne programin e Qeverise te vitit 2002 -2005. Teresia e aksioneve ekzekutive, e aksioneve ligjore per te plotesuar kuadrin e reformave dhe te instrumentave qe i aplikojne ato, te strategjive dhe te faktoreve te tjere, qe po perfshijne duke liberalizuar tregun, ne zbatimin e ketyre strategjive eshte treguesi me serioz i pergjegjise me te cilen Qeveria dhe maxhoranca po trajton sektorin e energjise. Veçanerisht viti qe u mbyll ka me te programuar kujdesin e vecante menaxherial te Qeverise per sistemin energjitik. Nuk besoj se eshte e rastit qe sivjet kemi potencialin aktiv me te larte hidroenergjitik nder vite. Nuk eshte rastesisht ajo rezerve uji per energjine. Ka nje menaxhim me te mire, ka nje vleresim me te mire te bashkepunimit nderinstitucional ne kete funksion. Kemi potecialin aktiv me te larte ne keta 12 vitet e fundit. Kjo eshte nje baze e mire per ta menaxhuar akoma me mire dhe per te bere propagande, sepse sistemi ende nuk ka dale ne menyre te pakthyeshme nga gjendja kritike edhe pse emergjenca ne themel eshte kapercyer. Ju e dini, dhe Qeveria e di po aq mire se kjo gjendje vjen nga rrjeti i amortizuar thellesisht, nga disa faktore objektive natyrore, siç eshte vendndodhja e perqendruar e burimeve energjitike, apo unikaliteti hidrik i tyre dhe pastaj dhe sistemet e transmetimit, shperndarjes, konsumit. Perveç nje edukate ne progres, perveç krijimit te nje mentaliteti qe po ndryshon dukshem te konsumatoreve, te qytetareve, ndaj pasurive natyrore te rinovueshme, siç eshte uji dhe energjia, pra jo me si mall belik, por edhe nga tregu i deformuar dhe nga mos hapja dhe institucionalizimi i tregut te lire per energjine, nder resurset primare qe menaxhohen nga kjo ministri dhe nga sistemet vartese. Besoj se ne reforme e siper, ne arritje objektivash faze pas faze, ne po krijojme anti-korpe pozitive ne raport me anti-korpet negative, qe ende dominojne ne disa sektore te menaxhimit ne kete ministri. Per shembull po them qe kemi nje terren qe duhet ta agresojme ne menyre vendimtare dhe komplekse perfundimisht. Edhe ketu ka nje pajtueshmeri me mos pagimin e energjise. Sa here qe rishfaqet karakteri kritik dhe pastaj akuza (nuk do te merrem me akuzat e politizuara) publike per mos pagimin e faturave si nje faktor frenues per nderhyrjet menaxheriale te liberalizuesve te tregut, qe nuk duhen vonuar me. Kjo ndodh perballe tolerimit te marredhenieve private kontraktore faturues- arketues-konsumator. Ne nuk mund ta leme sistemin dhe shtetin ne konflikt permanent me sipermarresit dhe qytetaret per shkak te situates energjitike. Une besoj se po hidhen hapa te rendesishem, per te bere te mundur qe jo vetem te ndryshoje klima per te konsoliduar bashkepunimin midis faktoreve te ndryshem shteteror dhe jo shteteror, publik dhe privat per te konsoliduar sistemin e energjive si burim zhvillimi dhe jetese kontemporane edhe ne Shqiperi. Por duhet ta nxjerrim shtetin dhe sistemin (nuk eshte puna vetem e nje qeverie apo nje maxhorance te rradhes) nga konflikti i vazhdueshem me operatoret ekonomik dhe me qytetaret. Kjo eshte sfida jone. Jemi ne rrugen e duhur dhe po ta kapercejme meritojme te mbetemi ne historine e ketij vendi. Korporata elektro-energjitike per 2002 ka progres, investimet dhe imputet e krijuara nga te gjithe ju dhe ne, nga te gjithe drejtuesit e koorporates gjithashtu, tashme me sa duket kane krijuar nje situate maturie dhe vendosmerie per te hedhur hapat e munguar deri me sot. Prova eshte realizimi i targeteve qe perfundimisht na lejon te vazhdojme bashkepunimin e programuar, qetesisht dhe me donatoret. Por ende arritja eshte fraxhile, nese humbasim vemendjen apo nderpresim nderhyrjen ekzekutive ekonomike, ristrukturuese dhe liberalizuese, sepse mund te te rreshkasi kollaj nga dora nese menaxhimi eshte i paqendrueshem, qe 20 perqind e konsumatoreve nuk paguajne energjine aktualisht te shkoje ne 40%. Agresioni i metejshem per te ulur 20% eshte shume me i veshtire se sa dalja nga kontrolli e ketij targeti dhe s'mund te lejohet asnje leshim, asnje shkujdesje, asnje tolerance ndaj fenomenit. E them kete gjithmone me angazhimin per te nxjerre shtetin dhe sistemin energjitik nga konflikti me qytetaret dhe sipermarresit. Nuk besoj se do ta ndihmonte kete angazhim dhe zgjidhje demostrata e rradhes apo politizimi i ceshtjes nga opozita apo ndonje sindikate. Kudo qe te protestohet eshte shenje e qytetarise dhe hapesires demokratike qe ekziston ne Shqiperi. Megjithate kur protestohet ne Shkoder ose ne Vlore kjo nuk e rrit per fat te keq ende nivelin e ulet te likuidimit te faturave. Ne do te prisnim qe faktoret qytetare, politike, social, sindikal te perfshiheshin ashtu misionaret qe ngarkon ligji per te zgjidhur kete gjendje konflikti te vazhdueshem te sistemit me qytetaret dhe zhvillimin, te integrohen me kapercimin e problemit (kane dhe manovra te turpshme politike me energjine vitin e kaluar, apo me pare qe jane thare jo vetem gradet e huaja, por edhe rezervat ujore, nen trysni politike, propagandisktike apo sociale per t'u dhene drita pa dyshim komuniteteve qe nuk paguajne). Edhe une e kam mirepritur reagimin shume autokritik te te njejtit minister per kohen perkatese. Per fat te mire kemi nje minister qe e njeh shume mire sistemin, jeten dhe qe eshte nje perfaqesues nga me te pergjegjshmit politik qe ka maxhoranca, i cili nuk e njeh spekullimin dhe propaganden politike, por mua me leverdis si kryetar i maxhorances qe kete perfaqesues te pergjegjshem politik te maxhorances ta mbaj larg nga arti i spekullimit politik. Se po te spekullohet politikisht me menaxhimin e burimeve kaq te rendesishme te ekonomise kombetare siç eshte energjia, nuk me interesojne karrierat individuale perballe cenimit te burimeve themelore te rritjes ekonomike dhe te stabilitetit social te vendit.
Ne duhet ta nxjerrim sistemin edhe nga kondicionaliteti kritik i rrjetit te amortizuar, por edhe i marifetit" qe shfaqet ne tolerancen jo vetem te paligjshme, por edhe aspak profesionale nga pikepamja e menaxhimit ne ciklin faturim- arketim-likuidim- subvencion e pastaj kosto jetese. Pra gjithcka perfundon tek kosto e jeteses. Ne nuk mund te vazhdojme te mos e agresojme situaten e rekordit boteror te humbjeve ne sistemin energjitik shqiptar apo jo? Dhe kjo nuk mund te behet pa kuptuar mire jo vetem pa pasur te njejtin kuptim por edhe pa e kthyer ne nje aksion reformator menaxherial dhe transformues me programet dhe planet tona ekzekutive, goditjen ndaj gjendjes kur instrumentet dhe marredheniet kontraktore te tregut te hapur nuk jane bere ende dominante ne tregun e energjise. Etapizmi dominon jo vetem per fajin tone, dy instrumentet kryesore te etapizmit jane: subvencioni per koston dhe pastaj kompensimi financiar per shtresat ne nevoje. Megjithate nje Qeveri e pergjegjshme nuk mund ti shmanget ne nje trazicion perdorimit te ketyre instrumentave. Nderkaq gjithe paketa e masave, veprimeve dhe reformave ligjore dhe ekzekutive qe kemi aktivizuar kohet e fundit duke liberalizuar tregun, stimuluar iniciativat private, nxitur riorganizim e ristrukturim dhe pastaj privatizim te pjeseve te sistemit me masa te qarta dhe per 2003, te sulmojme ne menyre vendimtare kete realitet ku dominon etapizmi ne raport me menaxhimin afarist te sistemit. Aksioni yne reformator dhe menaxherial i filluar, po e ritheksoj jo veten ne KESH, por ne teresi jane pjekur kushtet qe te pershpejtohet. Buxheti i miratuar per 2003 siguron mbeshtetjen e duhur per kete pershpejtim sepse siguron financimet e nevojshme te ketij sektori vital per ekonomine dhe per furnizimin e qytetareve shqiptare me energji ne kushte reformash, ne kushte stagnacioni dhe konsumi te rezerves se akumuluar.
Une besoj se nuk i kemi lene pavaresisht nga zvarritjet dhe problemet me negociata, jashte vemendjes nderhyrjet dhe projektet per burime alternative energjie. Siç shpallem dhe morem angazhim kur u votua Qeveria ne Kuvend, qe nga ato termo, deri tek ato te energjive diellore dhe te eres dhe te reflektojne kushtet e favorshme qe ka Shqiperia nga pikepamja e resurseve dhe pozicionet gjeonatyrore. Javes tjeter do te kemi negociata per nje investim privat General Electric per te sjelle kolloset e tregut energjitik nderkombetar dhe amerikan per nje investim ne tre faza teresisht privat per energjine per prodhim energjie nga era me agregat faze pas faze 50 mega, per cdo mega 1. milion e gjysem dollare. Po flas per investime serioze te nje shkalle te madhe, per kete perzgjedh z. Harasani per te negociuar per çmimin e blerjes, jo me lart se 5 cent apo jo? Pra dua te ritheksoj qe angazhimi dhe investimi juaj dhe i qeverise per burimet alternative, energjitike eshte nje nga pjeset dhe instrumentat e programuar per te ekuilibruar tregun, per te kapercyer gjendjen kritike te sistemit dhe trysnine mbi te, kjo per te krijuar perspektive zhvillimi te qendrueshem. Eshte fakt qe Shqiperia ka potencial, megjithese te pavleresuar ekonomikisht si duhet deri me tani, energjish te rinovueshme jo vetem hidrike, por edhe alternative perballe burimeve tradicionale qe ka Europa siç jane termo apo nukleare. Sepse energjite e rinovueshme edhe ne kuadrin e politikave te komunitetit europian po marrin vlere tregu. Brenda 2010 pesha e tyre ne konsumet e vendeve te BE duhet te arrije 10% , tregu eshte i siguruar dhe interesi afarist per te investuar ne te eshte para.
Prandaj dua te ritheksoj se pergjegjesine qe ka aparati i Ministrise se Industrise dhe Energjitikes per nxitjen mbeshtetjen dhe ndihmen qe duhet t'i afroje sipermarrjes vendase dhe te huaj private ne kete sektor, per te punuar akoma me shume ne kuadrin e politikave nxitese ne kete fushe. Po vij ne nje nga hallkat e dobeta te marredhenieve te shtetit dhe te administrates me operatoret ekonomik, burokracia sorollatese dhe njerezit qe duhet te takosh per te proceduar fillimin e nje iniciative private ne sektorin e energjise jane bere te paperballueshme.

Qeveria do te vazhdoje te kete prioritet luften kunder deformimeve dhe praktikave korruptive. Por kjo, apo jo z. Klosi qe drejtoni programet specifike ne kete fushe, nuk mund te behet pa thjeshtimin e procedurave legalo administrative te marredhenieve me operatoret ekonomik per te mberritur tek sistemi me nje dritare, ne menyre qe investitori mos te ndjeje si deri me tani (dhe keto jane sektore te rende ku inercia vazhdon gjate) bezdi dhe lodhje per te nisur nga aktiviteti. Po te iku nje investitor me nafte apo me hidrocentrale krijohet nje situate pasive per vite, ne te gjithe ate interes te tregut.
Ka ardhur koha qe qysh nga gjigandet si General Electric e deri tek sipermarresit me koncension te HEC-eve te vogla apo investimet direkte private me energji alternative te vleresohen nga ju z. Minister dhe gjithe struktura juaj, si shume te rendesishme dhe prioritare per te gjitha nderhyrjet ne zbatim te strategjive dhe programeve te normalizimit, te reformimit ne nxjerrje te sistemit energjitik nga situata kritike. Besoj, siç thate dhe ju, me realizimin e targeteve me rikonfirmin e angazhimit te bashkepunimit me donatoret do te perballojme fazen e fundit studimore per Termocetralin e Vlores sepse keto jane parametra ne kuadrin e kondicionalitetit per ta financuar BB.

Ne sot jetojme ne nje realitet qe gjithnje e me shume po behet global. Dhe energjia eshte nje nga kondicionalitetet qe nuk lejon ende ritmin e duhur te shpejtesise se integrimit tone rajonal dhe me gjere. Prandaj eshte i rendesishem koordinimi i te gjithe instrumenteve qe normalizon gjendjen ne kete fushe. Ka shume sipermarje ne Shqiperi qe jane konkuruese, ka shume sisteme te tjera ekonomike qe po reformohen po investohen edhe nga privatet, po behen konkuruese, por pa kompetivitetin energjitik gjithe aftesia jone konkuruese ne integrim, efekti psh i te gjithe kuadrit te marreveshjeve te tregtise se lire me vendet e rajonit, do te kompromentohej, pradaj eshte i rendesishem koordinimi dhe marrja ne kohe e rezultatit te parashikuar nga te gjithe pjeset e programit ne integrim, ne tregun energjitik rajonal, i cili ka po kaq te rendesishme prioritetet afatshkurtra, siç jane interkonjeksioni i Shqiperise me linjat 400 KV me vendet fqinj, siç ka dhe prioritete afatmesme, te cilat ju po i punoni dhe une jam i informuar. Pergatitja e studimeve paraprake, ngarkimi i te deleguarve te posacem autoritar per te mberritur tek studimet e fizibilitetit dhe implementimi i interkonjeksioneve ne sistemet rajonale te naftes dhe gazsjellesave. Prandaj po e ritheksoj qe prioritetet e interkonjeksioneve 400kw jane po kaq te rendesishem sa dhe interkonjeksionet afatmesme ne tregun e naftes dhe gazit rajonal. Pra ne duhet te vazhdojme ta vleresojme dhe sulmojme tregun dhe sektorin e energjitikes ne te dy komponentet dhe te dy tabllote qe ajo paraqet sot. Pergjithesisht sektori i hidrokarbureve eshte me perpara ne liberalizim dhe ne iniciativa tregu se sa energjitik, pavaresisht nga problemet e renda qe ka dhe ARMO psh keshtu qe prioritet merr ekualizimi i shpejtesive dhe standartizimi i instrumenteve per tregun e hidroenergjitikes ne nje kohe me tregun e hidrokarbureve ne menyre qe masat dhe politika alternative qe nderrmarrim, qe gazin e lenget per te demotivuar konsumin hidroenergjitik te japin efektin e duhur, se s'po e japin ende per shkak te dizballancave midis dy kulturave te tregut. Nuk ka nje interoperabilitet apo interkonjeksion midis dy sektoreve te tregut, prandaj politikat nuk japin efektin e duhur dhe shkojne tek 1.68 miliard kWh per energji, qe konsumohet ne familje, energji elektrike per ngrohje dhe gatim eshte krejt e zevendesueshme, baraz 64.5 % te konsumit te energjise ne familje qe eshte krejt e zevendesushme me keto burime, gazi i lenget psh dhe po ta krahaj me treguesit e konsumit me vendet e BE dhe ketu kapet sa merr kohe procesi dhe sa serioz eshte investimi per standartizim, per ardhjen ne nivelet e tyre te konsumit si produkt final. Ne familjet shqiptare 80% e konsumit te energjise e ze energjia elektrike. Ne Itali e Hollande perdoret 16%, ne Gjermani 17.5% ne vendet e BE 21%. Ne nje sondazh rezulton se vetem 12% e familjeve shqiptare perdorin gazin e lengshem natyror per ngrohje dhe gatim. Ne nuk mund te mos korrigjojme politiken dhe instrumentin, menaxhimin dhe liberalizimin e tregut ne kete funksion dhe keshtu do te pakesojme realitetin antiekonomik te dominances asistencialiste te shtetit ne tregun hidroenergjitik. Por ne nuk mund te tolerojme dot dhe me asnje mos realizim aksionesh prioritare dhe asnje mosrealizim investimesh per energjitiken per 2003. Vete KESH duhet te vihet akoma me mire ne qender te reformes strukturore, pa ulur ritmin, agresivitetin dhe pergjegjesine per menaxhim dhe reforma . Jo vetem z. Harasani e njeh strukturen jo efikase te kompanise se punonjesve te kompanise, prandaj jo vetem ristrukturimi i stafeve por dhe rikonceptimi i veprimeve z. Minister duke i dhene peshen e duhur dhe sanksione ne ciklin prodhim- prokurim- arketim konsulte, jo vetem ndaj privateve por dhe ndaj institucioneve qe jane debitore me KESH-in dhe qe e lene ate me fatura miliarda lekeshe, por partneret ne kete krim ekonomik nuk mund te lihen pa u ndeshkuar ligjerisht, pavaresisht se çfare perfaqesojne konsumatoret private ose konsumatoret shteterore, nuk besoj se vendoset nje edukate standarte ndaj konsumit dhe mos shperdorimit te burimeve energjetike te reja dhe te rinovueshme qe ne ekonomi jane mallra tregu bashke me sherbimet perkatese.
Po te vazhdojme te veprojme keshtu do ta kemi me te lehte edhe te komunikojme edhe te edukojme publikun, qe me mospagesat dhe humbjet me lidhjet e paligjshme apo eksplozivet ndaj sistemit te energjise te mos guxoje te beje me askush politike. Ne po kultivojme vertet nje klime te re politike ne vend. Ne po vazhdojme te mos humbasim qetesine edhe kur opozita pergjithsisht e vjeter do te beje politike me komunitete ne nevoje apo me komunitete ne nje pozite te paligjshme proteste ndaj detyrimeve te konsumit qe kerkojne qe ne vend te politizimit ekspertet dhe perfaqesuesit e pergjegjshem atdhetare dhe ne dobi te reformave integruese per vendin, qe kontribuojne ne te njejtin aksion kombetar per reformim te sistemit, kapercim te gjendjes dhe nxjerrje te zhvillimit nga konflikti qe sjell gjendja kritike e sistemit energjitik ne te gjithe sektoret. Qeveria qe une drejtoj do te mbetet po kaq e vendosur per te çuar perpara reforma prioritare edhe ne sektorin e energjise pa iu shmagur as pergjegjesive as kostove. Edhe masa e fundit qe morem, e domosdoshme per te rritur tavanet brenda te cileve enti rregullator negocion çmimet e tregut me konsumatoret e ndryshem, edhe pse jane antipopullore. Nga pikepamja politiko- elektorale, Qeveria dhe maxhoranca i mori kostot ne funksion te zhvillimit perspektiv nderkaq nuk mund te vazhdoje nje opozite e vjeter te abuzoje me avantazhin artificial te tij dhe te mashtroje publikun me raporte fiktive te çmimit me koston. Me çmimet e reja te energjise apo jo, mbetemi nen kosto, dhe synojme te sjellim kostot mesatare ne tregues kompetitive nga pikepamja e te gjithe ushtrimit buxhetor dhe financiar te vendit. Pra keto reforma, nuk po them ndonje gje te re, po perseris seriozisht ftesat dhe gadishmerine tone per reforma me konsensus politik mbarekombetar do te pershpejtoheshin dhe me seriozitetin e duhur te opozites, do te ishin te orientuara nga zgjidhja e krizave dhe nga e ardhmja e spekullimit me voten. Ky sistem energjetik ne qofte se nuk reformohet dhe stabilizohet do t í japi mundesi çdo opozite te papergjegjshme te luaje me çdo qeveri qe ben reforma, prandaj nuk mund te meret pushteti me fatura te papaguara elektrike dhe besoj z. Harasani mire keni bere qe edhe partive qe nuk paguajne faturat t'ía prisni parate. Une besoj se z. Minister keni te drejte te ndjehemi bashkepergjegjes dhe natyrisht te krenohemi si bashkeautor edhe per problemet ne KESH edhe per arritjet ne KESH gjate muajve te fundit, si rezultat i nderhyrjes se Qeverise ne miratimin dhe mbeshtetjen e planit te veprimeve qe ben te mundur arritjen e treguesve te percaktuar edhe ne humbje edhe ne arketime. Nderkaq ortakeria mbaron ketu, sepse qeveria ka mbeshtetur propozimet dhe filozofine tuaj te liberalizimit te ristrukturimit dhe pergatitjes per privatizim te sistemit.
Qeveria eshte e vendosur ne bashkepunim me strukturat e tjera te menaxhimit publik dhe financiar te shtetit te nderprese ciklin e qarkullimeve fiktive buxhetore, qe largojne nga KESH borxhin e keq dhe ne vend te tyre te stimuloje marredhenie kontraktore dhe realitete tregtare, qe nxjerrin kosto nga trysnia e etapizmit qe nga sistemi i energjise deri te sistemi i ujesjellesave, qe nga sistemi qe komandon ligjerisht Ministria e Financave per thesarin deri te borxhet e kompanive publike, qe duhet te perballen siç e thashe edhe me Ministrine e Financave me procedurat e ligjit te falimentimit dhe jo te mbulohen operacione buxhetore fiktive.
Programi i veprimeve 2003-2005 qe miratoi Keshilli i Ministrave ditet e fundit eshte nxites por edhe monitorues per kompanine tuaj z. Harasani, keshtu qe llogariteni ne funksion te ketij programi edhe qeverine. Monitoruesit, jo vetem donatoret per planin tuaj te veprimeve njelloj si Banken Boterore, BEI, BERZH, dhe te tjeret, sepse targetet dhe kondicionalitetet qe kemi percaktuar bashkarisht me ta do te monitorohen ne te njejtin koncept financimesh te argumentuara dhe nga buxheti. Une i kerkoj per 2003 Ministrise dhe Korporates te veproje me te njejtin perkushtim dinamizem, ngritjen e niveleve te stafeve dhe te aftesive te tyre sipermarrese per te realizuar dhe thithur jo vetem donacionet e programuara, por edhe investimet private tashme te gatshme qe po negocioni. Perfundimisht besoj se ndajme te njejtin vleresim dhe besim se ky plan kompleks masash do te nxjerre korporaten nga nje subjekt dikur me humbje ne nje entitet komercial atraktiv ne tregun vendas rajonal dhe global. Nuk mund ti shmangem gjithe problematikes tjeter, veçanerisht situates ende te rende ne sektorin publik te naftes, te kompanise gjigande, ARMO. Kur reforma nuk ka dinamizmin e duhur dhe kur mentaliteti i kompanise shteterore, etapizmi ne kete drejtim si i detyruar dhe i demshem ne kompanite shteterore nuk mund te kthehet ne instrument keqmenaxhimi. Mentaliteti i kompanise shteterore ketu dominon aktivitetin dhe ne analizen time ky eshte faktori kryesor qe ka sjelle perkeqesimin e situates financiare te kompanise vit pas viti, prandaj ristrukturimi i plote i shoqerive tregtare te hidrokarbureve ende ne pronesi publike, qe duhet te kishte perfunduar, duhet te marre fund sivjet. Nuk mund te pranohet me qe ne kete kompani te vazhdojne te paguhen rreth 8 mije njerez, kur nje pjese e madhe e tyre as paraqiten ne pune prej vitesh. Prandaj z. Doda ne bashkepunim me z. Malaj, te dy ministrite si titullare te prones publike, duhet te nderhyni me nje aksion ekzekutiv te vendosur ne kete fushe. Reforma ne sektore jetike do te shoqerohet edhe me sjelljen ne rolin qe u ngarkon ligji te te gjithe agjencive dhe strukturave shteterore te hidrokarbureve, qe nga Agjencia Kombetare, Inspektoriati Shtetor i Naftes dhe Gazit etj. Besoj se keto jane drejtimet prioritare qe do te pasyrohen ne strategjine kombetare te energjise, qe do ta perfundoni maksimumi ne qershor. Perfundimisht mesazhi im sot per ju dhe bashkeveprimi angazhues ne kete funksion eshte thellimi i reformes, permiresimi i menaxhimit publik te ketyre sistemeve vitale per te gjithe ekonomine, zgjerimi i terrenit per iniciativa private per operatoret ekonomike, veçanerisht per ata qe gjenerojne burime alternative energjie, shnderrimit te energjetikes por edhe te industrise ne sektore te tregut te standarteve perendimore, ne nxitje dhe mbeshtetje te procesit te integrimit rajonal dhe europian te ekonomise shqiptare. Ne kete proces ju siguroj se do te keni vemendjen e vazhdueshme, por edhe monitorimin e panderprere te qeverise, krahas siç e thashe, te partnereve nderkombetare dhe opinionit te gjere publik.
Ju uroj pune te mbare dhe suksese!

Per vete situaten ne te cilen ndodhet dhe nevojat qe paraqet, ne nuk do te tolerojme asnje mosrealizim investues ne kete sektor. Nga ana tjeter vete korporata elekroenergjitike e cila duhet te vihet me mire ne qender te thellimit te reformes strukturore, per asnje moment nuk duhet te ule ritmin dhe agresivitetin dhe pergjegjshmerine per menaxhim dhe reforma. Le per te deshiruar eficenca e punonjesve te kesaj Kompanie. Nuk mund te pranohet gjendja ku akoma nuk faturohet energjia e konsumuar nga subjektet e ndryshem, nuk paguhet energjia qe harxhohet, nuk arketohen parate nga konsumatoret, nuk administrohet pasuria qe shteti I ka besuar kesaj kompanie me tere strukturen e saj. Punonjes qe stimulojne vjedhjen apo bashkepunojne me faturistet e energjise se Ndermarrjeve elektrike ne varesi te Kesh-it duhen ndeshkuar ligjerisht. Sanksionet ekonomike dhe ligjore duhet te godasin edhe institucionet shteterore debitore. Partneret ne kete krim ekonomik duhet te ndeshkohen ligjerisht, pavaresisht se c'perfaqesojne.

Nga ana tjeter me mospagesen e energjise se konsumuar dhe abuzimet ne kete fushe nuk mund te behet politike. Ne po kultivojme nje klime te re politike ne vend. Kjo kerkon marrjen e pergjegjesive nga te gjitha forcat politike te pergjegjeshme qe vertet e deshirojne integrimin e vendit ne institucionet euroatlantike. Ne kete proces reformash roli i opozites eshte ende kritik. E perseris qeveria qe une drejtoj do te kryeje reformat e nevojshme pa ju shmangur aspak pergjegjesise dhe kostove qeverisese, ne dobi te integrimit. Por keto procese do te pershpejtoheshin edhe me nese kontributi i opozites do te ishte real dhe jo obstruktiv.

Te nderuar pjesemarres,

Marredheniet e shtetit me korporaten elektroenergjitike mbeten problematike. Edhe pse jane bere perpjekje te konsiderueshme per permiresimin e situates, sot KESH-i i ka borxh buxhetit te shtetit miliarda leke te dhena ne forme kredie. Ka miliona leke detyrime tatimore, ka borxhe te papaguara dhe nje situate financiare ende te renduar.

Per fat te keq deri tani eshte vazhduar ne nje rruge tradicionale ne marredheniet e qeverise me KESH-in. Duke patur probleme te medha te furnizimit me energji te diktuara shpesh edhe nga thatesirat, qeveria ka nderhyre duke bere edhe rolin e detyruar te mbeshtetesit me subvencione te kesaj kompanie.

Zhvillimet e fundit ne administrimin e kesaj kompanie fale nderhyrjes se Qeverise dhe miratimit prej saj te Planit te Veprimeve bene te mundur arritjen e treguesve te vendosur nga donatoret si ne humbje ashtu edhe ne arketime.

Ristukturimi me i shpejte i kesaj kompanie dhe privatizimi i sektoreve te vecante do te ishte e vetmja rruge zgjidhje. Kesaj kerkese te kohes ne zbatim te te Dokumetit te Politikave per Sektorin e Energjise duhet t'i pergjigjemi me nje vendimmarrje te shpejte dhe efektive.

Keto dite KM miratoi Programin e Veprimeve per vitin 2003 –2005 per kete Kompani.Ky program ne kuadrin e asistences se vazhdueshme te Bankes Boterore, BEI , BERZH si dhe te donatoreve dhe partnereve te tjere nderkombetare, te cilet i falenderojme per ndihmen qe na kane dhene, do te sherbeje qe te realizohen disa objektiva prioritare.

Nje varg nderhyrjesh me karakter investues ne kete sektor qe per here te pare po realizohen pas kaq vitesh dhe qe kapin shifren rreth 80 milion dollare ne disa nga projektet qe kane nisur dhe qe do te ndihmojne ne furnizimin me energji te popullates. Ketu do te shtoja edhe investimin prej 18 milion dollaresh per rehabilitimin e rrjetit te zones Shkoder - Malesi e Madhe, dhe po aq edhe per zonen e Vlores.

Une i kerkoj per vitin 2003, Ministrise dhe Korporates te veprojne me te njejtin perkushtim, dhe dinamizem qe te ngrene nivelin e stafeve dhe aftesine e tyre sipermarrese qe te realizojne donacionet e ndryshme dhe investimet private tashme te disponueshme.

Perfundimisht, ky plan kompleks masash do ta nxjerre perfundimisht korporaten nga nje subjekt gjithnje me humbje ne nje entitet komercial atraktiv perballe tregjeve rajonale e globale.

Probleme serioze ka dhe ne menaxhimin e burimeve alternative te energjise. Vecanerisht problematik mbetet fakti se keta sektore, edhe pse jane perfshire ne ekonomine e hapur te tregut, ende vazhdojne te ndjene mungesen e nje legjislacioni te kompletuar dhe bashkekohor. Vecanerisht e rende eshte situata ne sektorin publik te naftes sic eshte kompania e madhe ARMO. Reforma ketu nuk ka dinamizmin e duhur. Mentaliteti i kompanise shteterore vazhdon te mbizoteroje ne aktivitetin e saj. Rezultat i kesaj eshte perkeqesimi i situates financiare te kompanise.

Duke marre parasysh problemet, mosrealizimet dhe vecanerisht kerkesat qe ka ekonomia e hapur e tregut, reformat prioritare kerkojne zbatim te shpejte: Ristrukturimi I plote I shoqerive tregtare te sektorit hidrokarbur me pronesi publike duhet te kishte perfunduar. Keshtu, sa per te mare nje shembull: nuk mund te pranohet me qe ne keto kompani te vazhdojne te paguhen rreth 8000 persona ne nje kohe kur nje pjese e madhe e tyre as paraqiten ne pune prej vitesh. Minsitria juaj dhe ajo e Ekonomise si titullare te prones publike duhet te zgjidhin se bashku kete ceshtje.

Per te pershpejtuar reformen ne kete sektor jetik te ekonomise vecanerisht ndjehet nevoja qe nje varg agjencish dhe strukturash shteterore, si Agjensia Kombetare e Hidrokarbureve, Inspektoriati Shteteror i Naftes dhe Gazit , Agjencia Kombetare e Energjise etj te luajne rolin qe u ngarkon ligji.

Ne kuadrin e nje zhvillimi te qendrueshem te vendit perfundimi ne afat i Strategjise Kombetare te Energjise, e cila duhet tu jape pergjigje te gjitha shqetesimeve te sotme dhe te se ardhmes.

Detyra juaj eshte te thelloni reformen, te krijoni terrenin e duhur per iniciativa private dhe per operatoret private dhe alternative, ta shnderroni kete sektor, por edhe ate te industrise, ne nje sektor te standarteve perendimore, faktor te rendesishem te ekonomise se hapur te tregut, te gatshem per te perballuar sfidat e konkurrimit me zhvillimet globale integruese. Ne kete proces, ju siguroj, ju do te keni monitorimin e kujdesshem te qeverise, te partnereve tane nderkombetare, por edhe te opinionit te gjere publik.

Ju faleminderit dhe pune te mbare!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›