E Diel, 1 Nëntor 2026

Të nderuar anëtarë të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste te Shqiperise, Shoqe dhe shokë, Jemi sot në këtë mbledhje të rregullt së KPD, që me përgjegjshmerine

Të nderuar anëtarë të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste te Shqiperise,
Shoqe dhe shokë,

Jemi sot në këtë mbledhje të rregullt së KPD, që me përgjegjshmerine qeverisëse politike te shfaqur ne menyre te qendrueshme ne socialistët progresistë të shqyrtojme dhe miratojmë programin politik të Partisë Socialiste për vitin 2003, vit I rendesishem, i cili rikonfirmon angazhimin tone programor per stabilitet politik te vendit dhe pershpejtimin e reformave per asocimin dhe integrimin e Shqiperise ne BE.

Veçanërisht i rëndësishëm është për ne ky vit pasi lidhet edhe me vetë zgjedhjet e pergjithshme vendore, të cilat jemi te angazhuar per t'i bere ne menyre te qarte dhe pa ekuivoke per t'I nje provë e sigurt e qeverisjes së mbarë të socialistëve dhe progresisteve dhe normalitetit te zhvillimit te insittucioneve dhe klimes se qendrueshme politike ne vend edhe perballe nje sfide zgjedhore.
Aksioni ynë progresist në qeverisje është futur tashmë në një fazë cilësisht të re: eshte faza e përfshirjes se vendit në proçeset globale të zhvillimit dhe në atë të integrimit të Shqipërisë në nje marredhenie te re kontraktore cilesisht me te larte dhe me angazhuese me BE. Kjo fazë që po e përjetojmë të gjithë edhe shtetasit ne vend dhe partite, na siguron se rruga që kemi ndjekur ka qënë e drejte, na angazhon per veprime reformatore edhe më energjike, të cilat do të na cojnë pashmangshmërisht në arritjen ne themel te standarteve perëndimore jo vetem ne jeten insitutcionale por edhe ne jeten e komuniteteve, ne funksionimin e administrates dhe te tregjeve, ne sjelljen e qytetareve dhe te shoqerise civile gjithashtu, per tá bere realitetin e ri europian dhe ne zhvillim dhe ne Shqiperi të prekshem per cdo shtetas te vendit. Vetëm pas pak ditësh, me vizitën e presidentit te KE, Romano Prodi ne Tirane, do do te hapen zyrtarisht negociatat me Bashkimin Europian për nëshkrimin e marrëveshjes së stabilizim asocimit ne te ardhmen afatmesme. Kjo përbën një kulm të zhvillimeve të vendit dhe një ngjarje të shënuar për të gjithë shqiptarët, pasi aspirata e tyre po fillon të institucionalizohet në këtë marrëveshje te re kontraktore me përfaqësuesit e lartë të strukturave të Komunitetit Europian. Nga ana tjetër kjo eshte dhe do te behet ne kete ushtrim qeverises dhe reformator nje prove shumë e mirë te aftesive te maxhorances qeverisëse per te drejtuar vendin dhe reformat me efikasitet ne mandatin e dyte legjislativ duke bërë maksimumin e mundshëm per ritme ne standarte moderne zhvillimi, pavarësisht klimës konfliktuale në të cilën ka qeverisur shumicen e kohes qe jemi ne pushtet dhe pavarsisht se morem në dorë një shtet të rrënuar plotësisht.

Ky faze e re integrimi, në radhë të parë është një proces njohjeje dhe veprimi transformues për të gjithë ne, është rezultat i shndërimit të institucioneve dhe politikes, eshte provë e ndërtimit dhe e bashkeveprimit të tyre sipas normatives dhe standarteve perëndimore, eshte shembull I rritjes se realiteteve te funksionimit të ekonomisë së tregut dhe provë e një politike bashkëkohore të vlerësuar edhe në rajonin tone si konstruktive dhe nxitese e europianizimit te Ballkanit perendimor, eshte me pak fjale provë e mirëqeverisjes sone. Ne jemi të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm se ky proces nuk fillon dhe as mbaron me celje negociatash dhe as vetem me nje marreveshje te re Shqiperi-BE, apo NATO, apo institucione financiare nderkombetare, përkundrazi ai mbetet një proces i gjatë dhe i pandërprerë zhvillimi dhe reformash qe pershtat shoqerine, ekonomine, insititucionet dhe qytetaret e Shqiperise me realitetin euroatlantik qe na rrethon duke mbrojtur dhe aktivizuar me mire vlerat tona konkuruese si qytetar, si qyteterim. Në funksion të këtyre proceseve, është detyra jonë prioritare si forcë politike drejtuese e maxhorances qeverisese, si force progresiste e rivotebesuar per mandatin e dyte qeverises të marim te gjitha përgjegjësite e duhura, per të drejtuar dhe thelluar edhe më reformat europiane te vendit; në politikë, ekonomi, drejtësi ne luften ndaj karakterit ende te larte informal te tregjeve dhe te ekonomise duke ushtruar net e gjitha keto aspekte presionin e domosdoshëm pozitiv që këto shndërrime të përcillen edhe në mentalitetin e qytetarëve të Shqipërisë dhe te atyre qe vijne dhe ikin prej saj. Kjo eshte prova me e mire dhe e plote e e rruges se mbare, e progresit dhe rezultatit tone qeverises ne kryerjen e detyrave te shtepise, ne te njejten frekuence vleresimi dhe mbeshtetjeje, qe po konfirmojne dhe po shfaqin tashme pa ekuivok SHBA, vendet kryesore lider te BE-se dhe Institucionet Financiare Nderkombetare per Shqiperine dhe qeverisjen e saj gjate muajve te fundit.

Shokë dhe shoqe socialistë!

Kete klime te re po e shfrytezojme te gjithe se bashku per te bere me te qarta avantazhet e filozofise sone progresiste ne drejtim, perballe veprimeve amatoreske dhe tradicionaliste te konfliktit ne poltike dhe mungeses se dialogut qe vjen nga opozita e vjeter. Fale kesaj klime te re maxhoranca jone mbetet ne menyre te pandryshueshme dhe gjithnje me e angazhuar realisht per zhvillimin e reformave ne institucione dhe ne menaxhimin publik, frutat e para te te cilave po i merr Shqiperia dhe njerezit e saj. Me lejoni te perqendrohem ne disa nga drejtimet kryesore te reformave te rendesishme qe ka dhe kalendari yne politik per vitin 2003.

- Jane krijuar tani më me shumë hapësira për bashkëveprim nder institucional midis maxhorances dhe opozites që nga zgjedhja e Presidentit të Republikës, zgjedhje e cila shmangu kostot e destabilitetit te vendit dhe bllokimit te reformave integruese;
- Qeveria jone, ndërmori veprime të shpejta dhe rezultative për mbylljen e dyerve të trafikut të qënieve njerëzore qysh ne muajin e pare te mandatit te ri dhe tani po vazhdon me aksione ekzekutive të pandërprera dhe te programuara ne bashkepunimin midis institucioneve te tjera me ekzekutivin kundër te gjitha trafiqeve qe ende shqetesojne vendin dhe rajonin si dhe partnered nderkombetare qe na asistojne ne kete rritje;
- Vazhdojne te ndërmarren një sërë masash efikase sipas një plani aksionesh prioritare dhe veprimesh ekzekutive për zbutjen e informalitetit të ekonomisë ne luften kunder korrupsionit, kontrabandes, evazionit fiskal dhe permirsimin e marredhenieve te shtetit me sipermarresit dhe qytetaret.
- për luftën kundër korrupsionit, duke përfshirë në këtë aksion ligjor dhe bashkëveprimin e programuar te institucioneve te të shtetit ligjor dhe strukturat bazë te agjensive te specializuara fiskale apo policore qe pasi identifikojne, sanksionojne ndershkimin e duhur ne bashkepunim me drejtësine te shkeljeve dhe te shkelesve te legjitimitetit. Zhvillimet politike te vitit te fundit brendaperbreda maxhorances por dhe me gjere se kaq brenda gjirit te vet politikes shqiptare treguan edhe nje here se vetem nje klime bashkimit te kontributeve dhe zevendesimit te konfliktualitetit me konkurencen e vlerave dhe te alternativave, sherbejne qe shoqeria jone te rrisi ritmet e integrimit ne realitetin europian dhe pjese e zhvillimeve progresiste globale. Marreveshja politike e inicuar veren e shkruar midis forcave kryesore poltike dhe parlamentare te vendit ne maxhorance dhe ne opozite shenoi nje hap te rendesishem perpara net e gjithe zhvillimin e reformave dhe forcimin e institucione te vendit. Sic e kam thene dhe here te tjera ajo be rpove e pjekurise se arritur ne substance nga e gjithe klasa politike shqiptare, qe u tregua e ndergjegjshme dhe shpresojme te mbetet e tille dhe nuk mund te kete nje integrim te shoqerise, institucioneve, te tregjeve dhe te shtetasve te Shqiperise me BE, nuk mund te mberrihen prej tyre standartet e kerkuara perendimore pa deshmi dhe ushtrime pergjegjsie te pjekturise se vete politikes, e cila per fat te keq gjate 12 vjeteve trazicion jo rradhe ka mbluar gure ne mullirin e vet ne vend te drithit. Opozita gjithashtu nisi ne ndaje me maxhorancen ne kuadrin e institucioneve demokratike pergjegjsite e veta per zhvillimin e nje shoqerie demokratike te standarteve me te perparuara. Ky shtensionim politik provoi se edhe reformat perballohen me mire dhe kane me shume rezultat pavanvarsisht nga kostot me te cilat shoqerohen llogjikshem.

Në ushtrimin e mëtejshëm të mandatit tonë qeverisës kemi akoma shumë punë për të bërë. Pavarësisht luhatjeve dhe raportit te rrepte me interlekutoret tane të opozitës ne parlament apo ne nivele te tjera te bashkeverpimit institucional, pavarësisht përpjekjeve të tyre per ta ekstrapoluar krizen e brendshme qe vjen nga mos krijimi i aftesive konkuruese ne zgjedhje perballe maxhorances dhe PS, Qeveria dhe qeverisja jone do të vazhdojë të përballojë pa humbur qetesine dhe ritmin e levizjes progresiste drejt Europes per shkak te eventualitetit te rindezjes te konflikteve politike ne vend. Lëvizjet politike të ditëve të fundit, të partnerëve tanë në opozitë, përveç se janë shprehje e një luhatjeje tradicionaliste dhe te tendences per rikthim ne frymen konfliktuale ballkanase, janë edhe shenjat e para të një ankthi elektoral gjithe vjetor,qe shoqërohet edhe me dëshirën legjitime të opozitës për të rivendosjen e protagonizmit politik të munguar prej vitesh.

Pavarësisht, këtyre zhvillimeve, të dashur shokë dhe shoqe, une do të kërkoja të jeni të vëmendëshëm per cdo hap dhe moment të aktivitetit tonë politik gjate vitit 2003, per te vazhduar punen e bashkerenduar në harmonizimin e axhendave tona politike, ne axhendën qeverisëse dhe te reformave për integrim, sepse ne kete proces na bashkon nje reforme gjithe perfshirese sic eshte dhe ajo e decentralizimit te qeverisjes drejt autoriteteve vendore. Kjo kërkon, në radhë të parë një monitorim të rreptë të strukturave tona qeverisëse nga elektorati dhe partia me institucionet e saj qe interpretojne vlersimin e tij dhe perceptimin e tij per qeverisjen kerkon nje bashkeveprim me efikas, të të gjithë strukturave të partisë, në qendër e në bazë, për përsosjen e veprimtarisë qeverisëse dhe klimen dhe terrenin ku zhvillohen reformat europiane. Grupi ynë parlamentar, duhet të përballojë më me shumë kurajo politike dhe efikasitet vendmarres ecurine e reformave transformuese që po ndërmerr vendi dhe maxhoranca. Natyrisht, këtu nuk shtrohet cështja thjesht për të mbështetur qeverinë, por kërkohet që edhe vetë grupi të ushtrojë më shumë nisma ligjvënëse, sipas programit tonë politiko-qeverisës përpiluar dhe miratuar nga institucionet me te larta drejtuese te partise

Në veprimtarinë tonë qeverisëse natyrshëm ka vend edhe për përmirësime dhe veçanërisht ndjehet nevoja që të gjitha strukturat dhe institucionet të kapin ritmin e kërkuar, të thellojnë frymën e konkurencës ndër vete, të rrisin ndjenjën e përgjegjësisë para ligjit dhe publikut. E rëndësishme është që të evidentojmë të metat në funksion te zhvillimit, te progresit dhe të së ardhmes. Në këtë kuadër dhe nën këtë këndvështrim përmirësues po kryhen dhe po përfundohen, jemi ne bilancet perfundimtare edhe analizat e punës në të gjitha dikasteret. Javen e ardhshme Qeveria do te kryej analizen e kabinetit dhe te prioriteteve te programit per te cilin Ju dhe grupi parlamentar i maxhorances na kane mandatuar per te drejtuar vendin. Sic është e njohur nga opinioni publik këto analiza kanë evidentuar një problematikë konkrete që kërkon edche korrigjime edhe pershtatje me mire te aftesive profesionale dhe pergjegjsive politike me ritmin dhe prioriteve dhe ndryshimeve qe kerkon vendi. Pra, kerkohet me shume veprim dhe bashkërendim politik, trasformues, qeverises dhe praktik.

* * *

Kjo problematikë e evidentuar tashmë, ne analizat tona në mënyrë të pëmbledhur na sjell ne keto konsiderata.

1- Perpara kemi ende probleme serioze në efikasitetin e menaxhimit dhe te realizimit të detyrave ekzekutive, vendmarrese jo vetem ne Qeveri por edhe ne Kuvend, ne dobi te politikave programuese, te qendrueshme ne kohe dhe ne perputhje me axhenden e reformave europiane qe permabn procesi i negociatave per asocim me BE. Si Kryeministër i vendit, une po vlerësoj në mënyrë analitike dhe kritike këtë aspekt të rëndësishëm te punes sone qeverisëse. Për këtë kam inicuar disa skema menaxhimi te qeverisjes që fillojnë nga evidentimi i nevojave në cdo sector e deri tek programimi institucional për zgjidhjen e tyre sipas një kalendari veprimesh ekzekutive të monitoruara rreptësisht.
2- Ceshtja e dyte qe evidentohet eshte mungesa e kapaciteteve realisht funksionuese në administraten publike dmth dobesite e nje administrate solide, profesionale dhe aktive, po sjell jo rrallë herë bllokim iniciativash dhe mos ekzekutim programesh vendimesh te Kuvendit dhe te Qeverise. E vërteta është se reforma në administratën publike po thellohet cdo ditë dhe po standartizohet qe nga rekrutimi dhe largimi nga detyra gjithashtu, por efektet e saj do të ndjehen, natyrshem me nje inerci ne kohe, ndjehen në një periudhë të mëvonëshme dhe ne po forcojme ne kete proces per te shkurtuar dhe kete vonese instrumentat dhe kuadrin normativ te monitorimit te performances apo te rezultatit te karrieres dhe te sjelljes ne detyre te nenpunesve civile, gjithashtu. Respektimi i ligjit për "Statusin e Nëpunësit civil" vazhdon të jetë busulla jone drejtuese, megjithatë kemi veshtiresi te cilat duhet t'i kapercejme me te gjitha strukturat tona politike dhe kontaktet me njerezit per te shtuar burimet njërëzore profesionale të trainuara nga ekperienca brenda vendit, te trainuara ne shkolla dhe programe specializimi jashtë vendit ne demokracite e perparuara per te na dhene eksperiencën bashkëkohore te menaxhimit, te drejtimit dhe te perballimit te kostove te reformave ne procesin qeverises dhe te administrimit publik. I gjithë ekipi ynë qeverisës është nën presionin pozitiv dhe permanent të nevojes per ndryshim, nevojes per rezultat dhe ne ballafaqim me mungesen e burimeve profesionale administratore ne sektore prioritare te reformave.
3- Ende vihet re se po vazhdohen të konservohen mentalitete të së shkuarës, të cilat nuk lejojnë ende të shohim më mirë problemet e së ardhmes ndryshe ne raport me normativen me starndartet dhe me proceset qe i kane sjelle vendet e Europes Perendimore qe duam te integrohemi ne parametrat e sotem te zhvillimit dhe te funksionit te jetes se institucioneve dhe te njerezve. Në mënyrë të vecantë kjo duket ndjeshëm në marrëdhëniet e administrates, te shtetit te poltikes dhe te qytetareve me ekonominë dhe tregjet, në krijimin e hapsirave ende te ngushta për sipërmarrjen e ligjshme dhe krijuese, si dhe në vazhdimin e ekzitences e disa hapësirave për abuzime me detyrën, megjithë angazhimin tim dhe te gjithe Qeverise ne menyre të përditshme për identifikimin, bllokimin, procedimin, shqyrtimin ligjor dhe sanksionimin e penaliteteve perkatese qe parashikon ligji kur shkelen kufijte e te drejtave dhe ligjet.
4- Strukturat tona ekzekutive vazhdojnë të jenë të pa harmonizuara sa dhe si duhet, me objektivat programore konkrete, me afatet dhe me përshkrimet e punës qe duhen te bejne te gjithe funksionaret ne detyre. Kjo po na merr shumë kohë sesa c'kishim parashikuar në veprimet tona qeverisëse, pasi produkti i kesaj pune dhe disa prej strukturave ne te cilat mbeshtetet ajo është ende i pamjaftueshem. Kapacitetet absorbuese te niveleve te ndryshme te qeverisjes dhe te administrimit nuk komunikojne sic duhet me njeri-tjetrin per shak te disniveleve nga aftesite per te absobuar, aksione ekzekutiv, fonde dhe skema moderne menaxhese, megjithëse vullneti politik per reforma dhe investime prioritare, financiare dhe trajnuese te resurseve nuk mungojne dhe po ristrukturohen ne programe agresive ndryshimesh ne nivele prioritare. Bashkëveprimi dhe mirekuptimi pra mbeshtetja e donatorëve ne keto fusha ekziston dhe mbetet ekzigjente dhe e kthyer ne kondicionalitete qe motivojne akoma me shume presionin nga lart, nga zyra e Kryeministrit dhe ministrave, ne te gjithe administraten dhe shoqerine per rezultatin dhe ritmin e duhur te ndryshimeve reale ne treg dhe ne shoqerine shqiptare.
5- Ekzekutivi po përballohet edhe me kosto shtesë te aksionit te reformave për shkak të mos funksionimit me përgjegjësi ligjore dhe Kushtetuese të institucioneve të tjera të pavarura. Kështu psh, vazhdojmë të kemi një prokurori ende apatike dhe jo shume profesionale, një polici gjyqësore të paaftë dhe një gjyqsor ende jo kredibël dhe funksional për shkak të rudimenteve politike dhe korrupsionit te perhapur gjeresisht ne gjykata. Edhe pse nuk jemi përgjegjës direktë si maxhorance politike dhe si Qeveri për këtë situatë të krijuar ne institucione qe sipas Kushtetutes nuk varen nga ekzekutivi dhe nga politika mbetet detyra jonë qe te strukturojme dhe të ushtrojmë trysninë e nevojshme pozitive nderinstitucionale te nje politike te orientuar nga integrimi ne realitetin euroatlantik, per te bashkërenduar me struturat përgjegjëse dhe me aleatët tanë të shoqërisë civile, me Presidentin e Republikes dhe me kualicionet sociale per lufte kunder korrupsionit dhe mediat veprime që kjo gjendje të ndryshojë sa më parë dhe ne nivele te pushtetit qe jane te ndryshme nga ekzekutivi.

* * *

Mbështetur edhe në këtë analizë si dhe në kërkesën e domosdoshme për të harmonizuar edhe më mirë axhendën tonë qeverisëse dhe politike me kërkesat për përshpejtimin e e ritmeve dhe te rezultateve ne proçeset integruese të vendit ne Europe, si pasojë edhe e ambicjeve tashme te njohura zyrtarisht per celjen e negociatave drejt nje procesi akoma me angazhues qe do te na coje ne nënshkrimin marrëveshjeve kontraktore te nje stadi me te ri, me te larte, objektivat tanë prioritarë për vitin 2003 të identifikuara ne bashkëpunim edhe me partnerët nderkombetare që na asistojnë, perqendrohen ne sa vijon.

1- Vazhdimi i thellimit të reformave standarte për krijimin e një tregu funksional në shërbim të shëndoshjes së ekonomisë formale dhe funksionuese duke synuar:
i. Zbatim korrekt dhe nën një monitorim të përditshëm i programeve dhe ligjeve për zgjidhjen e konfliktualitetit të çështjeve të pronave, te pronareve dhe te tregut te tokes;
ii. Nepermjet krijimit te një tregu legal dhe funksional të transaksioneve immobilare dhe financiare në shërbim të sipërmarrjes vendase dhe të huaj.
iii. Nxitja e zhvillimeve prioritare në infrastrukturë në mënyrë të veçantë në energjitikë, telekomunikacion, porte, aeroporte, infrastrukturë rrugore, etj
iv. Përmirësim i kuadrit ligjor dhe ekzekutiv në fushën e urbanistikës për të përmbyllur aksionin e nisur per bllokimin e legjitimitetit dhe spontanitetit ne zhvillimin urban dhe per te sjelle ne parametra te investimeve te medha vendase dhe te huaja, zhvillimin e territorit dhe atraktiviteteve turistike qe ka vendi ne integrim me rajonin dhe Europen.
Drejtimi dyte i veprimeve te ekzekutivit, i reformave tona politike ka te beje me
2-Përmirësim e ndjeshem te funksionimit dhe te kuadrit institucional te sistemit te financiave shqiptare duke synuar harmonizimin e tij dhe standartizimin sipas kërkesave të tregut global dhe te integrimit te Shqiperise ne te. Kjo do te behej duke përmirësuar me tej kuadrin rregullator të transparencës së sistemit dhe të kontrollit financiar duke nxitur shtimin të produktit bankar në mbështetje të sipërmarrjes, duke strukturuar me mire mjedisin legal dhe komercial qe do te sjelle privatizimin e efektshëm të Bankës së Kursimeve dhe te aseteve te tjera te rendesishme te tregut financiar sic eshte INSIG-u, si dhe ne nxitjen e investitorëve strategjikë për pjesëmarrje me te larte dhe me te ndjeshme në sistemin dhe ne marredhenien bankare ne Shqiperi; Të gjitha këto janë pjesë e reformave të nisura tashmë në funksion të sjelljet së ekonomisë dhe tregut kombetar jo vetem brenda kufijve ligjorë, por edhe ne parametra pajtueshmerie dhe funksionimi normal ne kufirin e tregjeve te rajonit dhe me BE.

2- Thellimi reformës në drejtësi. Kjo është një çështje tejet sensitive për raportet tona në maxhorancë me publikun. Pa marë aspak poza paternaliste mbi këtë pushtetin e pavarur të drejtes ne një shoqërie demokratike, duke njohur mire limitet kushtetuese të funksionimit të shtetit ligjor ne si maxhorance qeverisese legjislative dhe ekzekutive do te vazhdojme të ndërmarrim reforma institucionale, ligjore dhe këto veprime konkrete për vitin 2003:
- Hartimin e legjislacionit kuadër sipas standarteve europiane në funksion të pushtetit gjyqësor
- Riorganizmin e sistemit gjyqësor mbi bazën e parimeve të ngarkesës në punë dhe shtrirjes gjeografike ne sherbim te qytetareve te vendit;
- Do te fuqizojme mbështetjen me infrastrukturë për mjedise normale pune ne te gjitha institucionet e drejtesise;
- Do te nxisim forcimin e metejeshem te rolit të prokurorisë në hetimin e çështjeve me përparësi abuzimin në detyrë, krimin e organizuar dhe trafiqeve ilegale të të gjitha llojeve;
- Do te nxisim me tej punen dhe aksionin për të krijuar mekanizma vetëorganizuese, administruese dhe vetkontrolluese brenda pushtetit gjyqësor;
- Do te mbështesim të gjitha iniciativat e argumentuara ligjerisht për reformimin dhe disiplinimin e gjykatave nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë;
- Do te përsosim me tej funksionimin e shërbimit përmbarimor për zbatimin e vendimeve të gjyqësorit;

3- Hapat dhe reformat në qeverisjen vendore
- Siç e kemi të programuar në kalendarin tonë politik të cilin do ta miratojmë sot, ne do të organizojmë së shpejti një aktiv kombetar partie të veçantë në lidhje me këtë cështje dhe do t'i japim përgjigje edhe politike, edhe institucionale dhe ligjore dhe reformatore kërkesave për konsolidimin e mëtejshëm te qeverisjes vendore në përputhje me Kartën Europiane të Autonomisë Vendore dhe me nevojen e ristrukturimit te Administrimit Publik ne te gjithe territorin sipas standarteve te BE.

4- Reforma në Administratën Publike
- Ky vit 2003 mund të përcaktohet ndryshe edhe si vit i konsolidimit të strukturave qeverisëse dhe administrative per te realizuar misione me te cilat ato i ngarkon Kushtetuta dhe ligjet organike te vendit. Me prioritet do të trajtojmë standartizimin ligjor dhe profesional bashkëkohor të procedurave të rekrutimit dhe të largimit në të gjithë sektorët e sherbimit civil dhe veçanërisht në sektorë të tillë prioritarë siç është administrata fiskale.
5- Përmirësimi i menazhimit dhe mirëadministrimit të fondeve buxhetore për investime publike.
- Kjo kërkon nga ne, të nderuar shokë dhe shoqe, që të heqim dorë përfundimisht nga fragmentarizimi në përdorimin e këtyre fondeve për interesa elektorale. Ky është angazhimi i maxhorancës sonë progresiste për të ndihmuar zhvillimin e vendit më shumë se sa interesat e ngushta zgjedhore partiake.
- Qeveria jonë ka përcaktuar qartë gjithë kuadrin normativ për prokurimin e këtyre fondeve publike në mënyrë efikase duke iu afruar kështu standarteve europiane duke rritur trasparencen, duke minimuzuar mundesite per abuzim dhe korrupsion me fondet publike.
6- Thellimi i luftës kundër trafiqeve, krimit të organizuar dhe korrupsionit;
- Në mbështetje të aksionit tonë prioritar i cili tashmë ka dhënë rezultate spektakolare dhe me pak spektakolare ne vazhdojme te konsolidojmë edhe strukturat përkatëse të cilat per te rritur efikasitetin e veprimit ekzekutiv. Të tilla janë strukturat koordinuese kombëtare dhe ndërkombëtare të luftës kundër trafiqeve në të cilat ne kemi dëshmuar gjithnje ne rritje një partneritet profesional të vlerësuar dhe nga bashkepunotoret e huaj; krijimi i gjykatës së krimeve të rënda; hartimi dhe miratimi i ligjit për mbrojtjen e dëshmitarit; forcimin e aktivitetit te policisë gjyqësore; etj.

Të gjitha këto aksione të strukturuara qartë që presin bashkëpunimin e te gjitheve ne me opozitën dhe kontributin e saj, të nderuar shoqe dhe shokë më bëjnë mua, Kryetarin e partise dhe Kryeministrin në radhë të parë, te konsolidoj bindjen se të gjitha strukturat e partisë sonë, që, me përgjegjësinë qeverisë që na ka karakterizuarne vite do te kene sukses dhe do t'i përfundojmë aksionet tona reformuese. Përveç të tjerash kjo kërkon që ne të jemi të vëmendshëm dhe në oponencë të institucionalizuar me ato fenomene që përmenda më sipër dhe që, përveç se vonojnë integrimin, ulin kualitetin e jetës së qytetarëve. Vetëdeklarimi i problemeve me të cilët ndeshemi nuk është pjesë e ndonjë show populist, sic po përpiqet hera-herës të bëjë opozita tradicionale. Ne kemi treguar qe dhe kritiken ndaj vetes dime ta bejme me mire se nje opozite destruktive dhe anakronike. Ajo qe po bejme është ne menyre te perseritur vlerësimi i standartizuar i sjelljes sone poltike ekzekutive, i sjelljes se administrates publike, i sjelljes se agjensive dhe i institucioneve te specializuara perballe publikut dhe komunitetit sipermarres ne raport me parametrat dhe standartet e BE ku kemi detyra dhe objektiva per tu perafruar duke u integruar, gjë që po na çon në identifikimin dhe venien ne jete te rrugëzgjidhjeve me te sigurta me te qendrueshme, integruese dhe qe i sherbejne zhvillimit afatgjate te vendit.
Përfitoj nga ky rast qe serish nga tribuna e insitucionit politik me te larte, drejtues te PS dhe te maxhorances qeverisese i drejtoj kryetarit të opozitës dhe bashkepunetoreve te tij mesazhin se kjo eshte platforma e reformave e identifikuar me saktësi e pakontestuar nga partneret dhe aleatet e medhenj euroatlantik te vendit dhe nga publiku i gjere shqiptar. Dhe kjo platforme per t'u zbatuar pret edhe bashkëpunimin e tij edhe kontributin e opozitareve ashtu sic kerkon edhe integrimin e kontributeve te shoqerise civile dhe te njerzve profesioniste pa parti ne funksion te integrimit ne BE. Unë nuk besoj se zoti Berisha nuk e di që këto reforma të rëndësishme dhe të thella nuk mund të japin te gjitha rezultatet brenda gjashtë muajve, sic ai dëgjova të pretendonte dje duke bere spektaklin e radhes dhe teatrin perballe presioneve te vjetra politike nga brenda PD.

Kërkesa jonë është e drejtpërdrejtë që opozita te strukturohet ne menyre te qendrueshme, si pjesë e sistemit te institucioneve demokratike e aksionit per reforma e zgjidhjeve integruese që maxhoranca në bashkëpunim me institucionet aleate dhe partnere euroatlantike ka strukturuar, ka bere publike dh po zbaton me transparence ne syte e te gjithe shqiptareve dhe te aleateve nderkombetar. Ne po i ofrojnë këtij vendi zhvillim me instrumenta progresi dhe drejtesie dhe jo bunkere militantizmi vetëshkatërrues dhe vetizolues të cilat vazhdojne te jene te mbyllur udheheqja e opozites se vjeter.Gjej rastin të përsëris se ftesa jonë për bashkëpunim nuk ka të bëjë me ndonje oferete apo operacion per "blerjen" e opozitës, as me squlljen e saj, as me humbjen e natyres dhe te realitetit te pluralizmit politik qe ekziston ne Shqiperi, aq më pak me shmangien nga vetja te përgjegjësive qeverisëse që ne kemi marë dhe qe na rikonfirmon ne te gjitha testet qe vijne nga elektorati shqiptar. Programi ynë i reformave që do të na afrojnë më shpejt me Europën e Bashkuar është ne veprim, eshte publik, eshte i hapur dhe per opoziten dhe natyrisht te pakesohet dhe rezultati dhe efekti ne vend te kontributeve dhe konkurences se alternativave do te kemi grindje, bllokim dhe shpifje qe denigrojne jo vetm institucionin, por edhe opinionin publik. Kjo do të ishte në të mirë të Shqipërisë, kjo është në të mirë të qeverisjes dhe administrimit më me efikasitet të pasurive tona kombëtare te vendit, te fuqizimit te kapaciteteve te funksionimit te institucioneve demokratike dhe te administrates publike, te administrimit me te mire te te mirave njerzore dhe materiale qe prodhojne qytetaret, kjo do te ishte edhe në të mirë edhe të vetë opozitës.

Shokë dhe shoqe,

Ju ftoj që me ndjenjën e lartë të përgjegjësisë që na ka karakterizuar në të gjithë aktivitetin tonë politik , ta kthejmë më mirë vëmendjen ndaj problemeve me të cilët përballemi dhe që reflekton edhe në rendin e ditës së mbledhjes së sotme dhe që përbën programin politik të vitit 2003. Ne jemi për një qeverisje në interes të qytetarit, ne i kemi kthyer në prioritete qeverisëse shqetësimet e tyre, ne vazhdojme te zgjerojme hapësirat ligjore të lirisë sipermarese të individit dhe te ushtrimit te te drejatve themelore te tij, ne jemi te vendosur te vazhdojme ta zhvendosim politikën nga konflikti ballkanas ne terrenin progresiv te alternativave konkurruese. Nga euforia dhe amatorizmi, në aksione dhe inisiativa politike qe krijojne rezulatat dhe ndryshojne realitete konkrete qeverisëse dhe realiste. Ne, socialistët, jemi të vendosur që ta thellojmë edhe më tej këtë tipar gjithe perfaqesues tonin gjate 12 vite politike pluraliste ne Shqiperi duke institucionalizuar përfundimisht këtë frymë moderniteti, sepse vetëm në këtë mënyrë ne do ta afrojmë realisht zhvillimin shqiptar ne rolin e politikes ne Europën e Bashkuar dhe institucionet Euroatlantike, prandaj te jemi te qete per te perballuar dhe fituar sfidat e ardhshme elektorale.

Ju uroj punë të mbarë, duke ju falenderuar per angazhimet!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›