Tiranë, 3 persona në pranga për vjedhjen e 20 lokaleve
Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e tre personave të cilët dyshohen se janë autorë të 20 vjedhjeve në kryeqytet.
Sipas policisë së Tiranë në sajë të operacionit të koduar “Pricess” janë arrestuar shtetasit Robert Musta, Marsid Peza, Genc Neziri ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi Liman Barëziu.
Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi disa mujor të policisë së kryeqytetit ku u dokumentua se këta persona janë autorë të 20 vjedhjeve të lokaleve dhe lojrave të fatit në periudhën janar-shkurt të vitit 2012.
Policia thekson se janë sekuestruar edhe 10 televizorë plazma, aparate dixhitale, kaçavida dhe sende të tjera që kanë shërbyer për vjedhjet.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për dokuemntimin e plotë të vjedhjeve të këtij grupi kriminal pasi dyshohen se të arrestuarit janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera.