E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, 34-vjecari depresiv vetëvritet me korent

TIRANË- Një 34-vjecar nga Tirana i ka dhënë fund jetës duke u vrarë më korent. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot, në një banesë pranë shkollës së Kuqe.

Mësohet se Arjan Kadare vuante prej kohësh nga depresioni, pas një sërë fatkeqësish që i kishin ndodhur, ndërsa sot ka vendesur ti japë fund edhe jetës së tij duke u vetëlidhur në rrjetin elektrik.

Policia e mbërritur në vendngjarje, bën me dije se kohë më parë 34-vjecari ishte divorcuar. Hetimet vazhdojnë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›