Vasili: Edukim në vazhdim për infermierët me arsim të mesëm
TIRANë- Infermierët, mamitë dhe fizioterapistët, që shërbejnë në sistemin shëndetësor publik do t'i nënshtrohen proçesit të edukimit në vazhdim, që shtrihet në disa vite.
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka firmosur së fundi Urdhrin për shkollimin e infermierëve me arsim të mesëm që duhet të inkuadrohen në profil profesional më të lartë.
"Urdhri për infermierët është në të njëjtën frymë me urdhrat e dhënë për mjekët, pavarësisht nga eksperienca e gjithsecilit. Në kursin e akreditimit dhe edukimit në vazhdim dhe marrjes së krediteve, janë përfshirë mjekë me eperiencë nga më të gjatat. Pra, i gjithë sistemi është përfshirë në këtë proces dhe kështu është vepruar edhe për infermirët", sqaroi sot për mediat ministri Vasili.
Sipas tij, për infermirët, duke njohur specifikat e tyre, opsionet janë më të mëdha, pasi mjekët kanë drejtim të përcaktuar.
Për infermirët janë ofruar mundësi për një kualifikim që të kryhet në kohën më të shkurtër të mundshme, sipas opsioneve që do të zgjedhin vetë (në një nga shkollat publike, apo private).
(e.n/ata/BalkanWeb)