E Diel, 1 Nëntor 2026

Viktor Gushi: Jam penduar për ato që kam bërë. Gjykata e lë në burg

Share

Viktor Gushi, i akuzuar për dy vrasje, tre plagosje dhe 16 grabitje, është paraqitur përpara gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë duke u shprehur i penduar për atë që ka bërë. Jam penduar, nuk e mendoja se do arrinte deri këtu, tha Gushi duke pranuar krimet. Gjykata ka vendosur që ta lërë atë në burg.

Ai u shfaq i qetë edhe gjatë arrestimit, ndërkohë që mësohet se u ka deklaruar oficerëve të policisë: Plehra, më kapët ëë.

Në vendlindjen e tij nuk para flasin për të, por ka dyshime se ai mund të ketë ekzekutuar edhe një mikun e tij, të quajtur Ferdinand Balliu, në vitin 1997. Pas kësaj familja e tij e mohoi atë, nëna u shpreh se nuk e ka djalë. Pas krimit, familja e Gushos u largua nga vendi duke u druajtur nga gjakmarrja.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›