E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet pas një jave seanca gjyqësore ndaj Aldo Bares

Tiranë, 10 shkurt, NOA Eshtë shtyrë për një
javë më vonë seanca gjyqësore në ngarkim të ish-kreut të bandës së Lushnjes,
Aldo Bare. Një gjë e tillë ndodhi pasi seanca e zhvilluar sot u shty me kërkesë
të avokatit të tij. Vetë Bare ka qenë i pranishëm në seancën e ditës së sotme
dhe ka kërkuar pavlefshmërinë e afateve të gjykimit të tij, duke kërkuar sërish
në këtë mënyrë mbylljen e çështjes së tij, gjë që nuk është pranuar nga
gjykata.

Aldo Bare akuzohet për të paktën 15 vrasje të
ndodhura në qytetin e Lushnjës, rrëmbim personi, shkatërrim prone, krijim
organizate kriminale, si dhe trafik ndërkombëtar droge.

Ai u ekstradua para pak muajsh nga Turqia,
vend ku është fshehur për vite të tëra.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›