E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Rrugore në Tiranë, 949 gjoba dhe 7 heqje patentash brenda një dite

Tiranë, 10 shkurt, NOA Forcat e policisë së
Tiranës kanë vazhduar kontrollet ndaj atyre drejtuesve të mjeteve, të cilët
janë debitorë në shlyerjen e detyrimeve të tyre duke i ftuar të paraqiten pranë
çdo dege të Postës Shqiptare.

Sipas të dhënave që konfirmohen për agjencinë
e Lajmeve NOA, vetëm gjatë ditës së djeshme policët rrugore kanë vendosur në
Tiranë 949 gjoba, ndërsa kanë pezulluar 7 leje drejtimi.

Shtohet se kontrolle të shumta po ushtrohen në
drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të
shpejtësisë, përdorimit të alkolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara
etj.

Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të
ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e
qytetit të Tiranës.

Të gjitha këto masa janë ndërmarrë në kuadrin
e programit të Punës së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, me objekt
forcimin e masave ndaj kundravajtësve me synim uljen e ngjarjeve aksidentale
dhe pasojave te tyre.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›