Nënshkruhet marrëveshja për menaxhimin e ujrave të Prespës
Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, se bashku me homologet e tij maqedonas dhe grek, kane nenshkruar marreveshjen per menaxhimin e ujrave te Prespes per ta kthyer ate ne nje park nderkufitar. Ministri Mediu e quajti firmosjen e kësaj marrëveshje një detyrim të përbashkët, nderkohe qe dhe njehere ka theksuar prioritet e qeverise shqiptare per mbrojtjen e zonave nderkufitare.
Në këtë takim ishte i pranishëm dhe komisioner i BE për çështjet e
mjedisit, i cili dha mbeshtetjen maksimale që kjo marrëveshje te behet
konkrete. Ai tha se nisma e 3 vendeve për hartimin e këtij dokumenti dhe
vullneti i mirë i tre kryeministrave në takimin e mëparshëm, i jep
kësaj marrëveshjeje një hapësirë europiane, që rezultatet mos të jenë më
të kufizuara.
Ministrja greke e Mjedisit u shpreh se “Sot në Prespë nenshkruhet
marrëveshja e cila pritet të konfirmohet nga parlamentet përkatës për ta
kthyer në konventë. Tashmë Ministria Greke e Mjedisit ka filluar
vjeljen e fondeve të para për mirëmenaxhimin e këtij parku, si edhe
garantoi ndihmën për vendet fqinjë”.
Edhe Ministri maqedonas, z.Jakupi e cilësoi këtë marrëveshje mjaft të
rëndësishme për zonen. Mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit do të ketë
impakt të dukshëm edhe në zhvillimin ekonomik të kësaj zone.
Parku i Prespës është e para zonë e mbrojtur në Europën juglindore. Kjo
marrëveshje u nenshkrua në 10 vjetorin e krijimit të parkut të Prespës.
Edlira Sulejmani
< I mëparshmi