Rrëshqitjet e dheut rrezikojnë banesat në Ndroq
TIRANE- Shirat e fundit të rëna gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje dheu në komunën Ndroq. Nga rrëshqitja janë dëmtuar rëndë dy banesa, njëra prej të cilave është shembur dhe është bërë e pabanueshme. Fatmir Allbani tregon se rrëshqitja në shtëpinë e tij ka nisur një vit më parë, por nga autoritetet lokale nuk është marrë asnjë masë për parandalimin e rrëshqitjeve të mëtejshme. Pjestarët e familjes Allbani tashmë nuk mund të rrijnë në shtëpinë e tyre pasi plasaritjet rrisin sipërfaqen e tyre dhe shtëpia mund të shembet. Fatmiri bashkë me të shoqen dhe 2 fëmijët duhet të kalojnë natën në një tendë me plastmas të ngritur në oborrin e shtëpisë, ndërsa shtëpia e fqinjëve të tij është shembur plotësisht dhe banorët janë larguar. (e.n/News24/BalkanWeb)