E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane 7 persona kapen me 43 kile marijuane

TIRANE - Shtate persona jane ndaluar dje ne mbremje nga policia e kryeqytetit me 43 kilograme lende narkotike marijuane. Lajmi eshte bere i ditur nga burime te policise se Tiranes te cilat thane se agjentet e Antidroges pas nje hetimi disa javor kane ndaluar dje shtate personat e dyshuar duke sekuestruar edhe lenden narkotike. Operacioni eshte zhvilluar tek Komuna e Parisit ne Tirane ku agjentet e policise kryen kontroll ne nje automjet te markes BMVV ku eshte gjetur dhe sekuestruar sasia prej 43 kilogramesh droge e cila ishte vendosur ne disa thase. Pas bllokimit te droges shtate persona jane ndaluar ne Drejtorine e Policise se Tiranes ku ka filluar marrja e deklarimeve ne lidhje me ngjarjen. Sipas policise droga ka mberritur ne Tirane nga Lezha. Personat e ndaluar jane marre ne pyetje deri rreth mesnates nga ku ka rezultuar se kater prej tyre jane implikuar ne transportimin dhe shperndarjen e droges. Ndaj tyre pritet te merret masa e arrestit ne flagrance nderkohe qe tre personat e tjere te ndaluar pasi tu nenshtrohen procedurave te hetimit pritet te ndiqen penalisht ne gjendje te lire nese gjenden prova se kane pasur dijeni ne lidhje me drogen. Keta tre shtetas mesohet se jane lidhje shoqerore te kater personave qe kryenin shperndarjen e marijuanes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›