Zjarr në një lavazh, digjet automjeti i pronarit
Tiranë- Një zjarr ka përfshirë natën e së hënës një lavazh në kryeqytet dhe për pasojë është djegur një automjet dhe një pjesë e një barake ngjitur me lavazhin.
Sipas burimeve të policisë, ngjarja ndodhi në rrugën “Mahmut Fortuzi”, në lavazhin e një shtetasi. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse, të cilët bënë të mundur dhe lokalizimin dhe më pas fikjen e zjarrit.
Nga kryerja e veprimeve të para proceduriale me ekspertin e PMZSH-së, rezultoi se është dëmtuar me djegie mjeti tip “Benz”, pronë e shtetasit Endri Ç. njëkohësisht pronar i lavazhit, si dhe një pjësë e barakës pranë këtij lavazhi në pronësi të një shtetasi.
Materialet u dërguan në prokurori për veprime të mëtejshme, ndërkohë që ende nuk sqarohen shkaqet e rënies së zjarrit.