E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, 79-vjeçari vret gruan me çifte

Tiranë- Një 79-vjeçar ka vrarë me armë bashkëshorten e tij, brenda në banesë. Ngjarja ndodhi pak më parë në periferi të kryeqytetit dhe autor ka pasur një të moshuar.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se Selman Lala, 79-vjeç ka ekzekutuar më çifte gruan e tij, 76-vjeçare, duke e lënë të vdekur në vend.

Nuk dihet saktësisht se në çfarë rrethanash ka nodhur krimi brenda familjes, por hetimet paraprake për ngjarjen bëjnë me dije se bashkëshortët kanë shkënbyer fjalë mes tyre e më pas debati ka degjeneruar në sherr.

Policia, e njoftuar për ngjarjen ka shkuar me urgjencë në Sharrë të Kombinatit dhe ka bërë arrestimin në flagrancë të autorit të krimit. Sipas saj, ai në momentin e krimit ka qenë në gjendje të papërgjegjshme.

“I moshuari, u arrestua pa bërë rezistencë dhe u shoqërua në ambientin e komisariatit për të qëndruar në pritje të masës së sigurisë”-thanë burimet e policisë.

Ndërkaq, grupi hetimor është duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave të krimit dhe për këtë do të merren në pyetje të afërm të familjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›