E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia, Brazili dhe Argjentina presin çerekfinalen

Futboll. Tre skuadrat pretendente për medalje fitojnë edhe ndeshjet e dyta në grup

Dje janë luajtur ndeshjet e dyta në grup në futboll në Olimpiadën e Pekinit, ku sërish ekipet pretendente për medaljen e artë kanë fituar, madje duke prerë edhe një biletë për në çerekfinale. Në grupin C, Brazili ka shkatërruar dje 5-0 Zelandën e Re, falë dyshes Pato-Ronaldinjo, duke qenë në një ditë të mirë dhe duke e kualifikuar ekipin amerikano-jugor në çerekfinale. Për Brazilin, kjo është fitorja e dytë. Ronaldinjo ishte më i miri në fushë dje, duke shënuar një dygolësh për kombëtaren e tij, ndërkohë që shënuan nga një gol: Pato, Anderson dhe Sobis. Po për grupin C, Belgjika korr fitoren e parë, duke mposhtur 2-0 Kinën. Një fitore të vështirë arriti dje Argjentina ndaj Australisë, që i falet golit të Lavezit, duke iu dhënë kampionëve olimpikë në fuqi fitoren e dytë në grupin A dhe kualifikimin për më tej. Për këtë grup, Bregu i Fildishtë fitoi 4-2 ndaj Serbisë. Në grupin D, Italia korr fitoren e dytë radhazi me rezultatin 3-0, duke mposhtur këtë herë Korenë e Jugut po me të njëjtat shifra që kishte fituar 3 ditë më parë ndaj Hondurasit. Për italianët, dje shënuan Xhuzepe Rosi, Tomazo Roki dhe Rikardo Montolivo, duke u dhënë "azzurrëve" një vend në çerekfinale. Tashmë, Italia do të kërkojë të evitojë Brazilin, ndonëse për momentin të dyja këto skuadra kryesojnë në grupet e tyre. Në ndeshjen tjetër të grupit D, Kameruni fitoi 1-0 ndaj Hondurasit. Së fundi, në grupin B, Amerika dhe Holanda janë ndarë në barazim 2-2, ndërsa Nigeria mposhti 2-1 Japoninë, falë golave të Obinës dhe Anichebe. Për Japoninë shënoi Tayoda.

Grupi A

ArgjentinëAustrali1 0

SerbiBregu i Fildishtë2 4

Grupi B

Nigeri Japoni 2 1

Amerikë Holandë 2 2

Grupi C

Zelandë e Re Brazil 0 5

Belgjikë Kinë 2 0

Grupi D

Kamerun Honduras 1 0

Itali Kore e Jugut 3 0

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›