E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fino Do ta doja Nanon president me votat e PS-se

/ /

Ju nuk keni qene ne listen e pare te kandidateve per deputete ne 2009 si ndodhi qe me pas ju u perfshite ne te
Ka pasur ne fakt nje qejfmbetje nga ana e zotit Rama ndaj meje kur une dhashe firmen per Nanon per president. Ne fakt si sekretar organizativ duhet ta kisha vene ne dijeni kryetarin e partise per mbeshtetjen qe po jepja ndaj Nanos. Une jam ndier i vleresuar nga zoti Rama kur u kandidova ne 2009-n ne nje zone shume te mire te Lushnjes pasi kisha qene me pare deputet i Kucoves.
Gjithcka eshte tejkaluar mes jush
Absolutisht ka nje respekt reciprok mes nesh ne zbatim te statutit dhe programit te partise. Ne PS ka nje grupim njerezish me vullnet te plote ne zbatim te statutit dhe programit te partise dhe ky respekt eshte i ndersjelle. Por debatet e brendshme tregojne se PS-ja eshte nje parti e gjalle.
Pak dite me pare zoti Nano shprehu serish deshiren per tu zgjedhur president. Ju do tia jepnit voten tuaj
Do te me vinte mire qe Nano te zgjidhej president nga votat e PS-se nese ne do te kishim shumicen parlamentare por sot shumicen e ka Ilir Meta dhe Sali Berisha. Nese ai ben ndonje pazar me ata dhe ia japin kjo eshte ceshtje e tij jo e jona. Por kam pershtypjen se para tre vjetesh kryeministri aktual nuk ia dha kenaqesine te behet president sepse e futi ne nje loje te braktisur.
Cili eshte qendrimi juaj ndaj largimit te deputetit Vangjel Tavo pasi dhe ne mbledhjen e grupit parlamentar keni kerkuar qe PS-ja te analizoje levizjen e tij
Te gjithe mund te kemi probleme ne zonat tona me strukturat apo me kreret lokale por ne momentin qe vendos kushte do te thote se ben pazar. Une e njoh shume mire ate zone dhe mund tju them se ikja e Tavos ka qene nje zhgenjim shume i madh per ta. Une po them nje gje shume konkrete me vjen keq qe Tavo e ka vene mandatin e tij ne nje tender te hapur dhe ka njerez qe e vertetojne kete deri tek kryetari im i PS-se. Mandati i deputetit nuk eshte tender i hapur.
Ne mbledhjen e fundit te grupit parlamentar ju keni shprehur rezerva per kryetarin e PS-se dhe keni kerkuar qe ai te jete prezent ne te gjitha mbledhjet.
E kam thene dhe e them se eshte domosdoshmeri qe kryetari i PS-se duhet te marre pjese ne mbledhjen e grupit. Ne mblidhemi cdo jave dhe diskutojme nje problematike shume te rendesishme aty ne marrim dhe vendime politike sic eshte qendrimi ndaj Parlamentit. Prandaj kryetari kur ka kohe duhet te jete prezent ne ate mbledhje. Grupi i PS-se eshte shume demokratik ka debate dhe diskutime madje ju mediat te nesermen i nxirrni te plota te gjitha debatet ndersa tek PD-ja pas fjales se Berishes mbyllet mbledhja.
Zoti Rama akuzohet se eshte diktator. Une do te thosha se nuk shoh ndonje shenje diktatori tek zoti Rama sepse nese do te ishte i tille te gjithe ata qe e akuzojne per te tille dhe qe nuk bejne detyren e tyre nuk do te ishin sot aty. Ata qe e kane akuzuar zotin Rama per diktator gezojne shendet te plote ne kryesine socialiste ne sekretariat pavaresisht se nuk vijne ne detyrat dhe zyrat e tyre e ai vazhdon ti mbaje akoma dhe nuk merr masa konkrete kur ata nuk bejne detyren.
fare do te thote kjo zoti Fino se ata duhet te ikin nga aty
Statuti i PS-se me jep te drejten mua qe duke zbatuar nenin 43 te tij une me nje grup shokesh mund te marrim iniciativen me 1/3 e firmave te Asamblese te kerkojme votebesimin e kesaj kryesie dhe sekretareve te PS-se dhe nese ata e fitojne besimin te qendrojne ne te kunderten ata te hapin krahun dhe te largohen nga ky forum.
Per cfare arsyeje duhet bere kjo
Kjo duhet bere per shkak se vete kryetari pas zgjedhjeve mori nje votebesim nga anetaresia e PS-se. Dhe vete Asambleja Kombetare riperterihet me kryetaret e rinj te rretheve qe hyjne automatikisht ne asamble. Atehere me cte drejte kryesia dhe sekretariati nuk marrin nje votebesim Nderkohe qe kemi anetare kryesie dhe sekretare qe nuk i pergjigjen detyres dhe detyrimeve te statutit. Ka sekretare si ai i Programit dhe ai i eshtjeve Zgjedhore qe nuk shkojne fare ne zyrat e tyre per te punuar. Qe kur u votebesua Rama une i kam kerkuar qe te votebesohet dhe kryesia ndersa zoti Rama edhe zoti Ruci e kaluan per momentin.
Zoti Fino gara me e forte qe na pret eshte edhe ajo per Bashkine e Tiranes. Mendoni se zoti Rama duhet te rikandidoje
Mendimi im personal ka te beje me dy momente e para qe Rama pas 10 viteve te suksesshme ne drejtimin e Tiranes le te themi e ka mbyllur nje kontrate me qytetaret e kryeqytetit gje qe e shprehu dhe para zgjedhjeve te pergjithshme. Pra kjo kontrate tani mbyllet me qytetaret. Sipas meje Rama duhet te jete ne Parlament si kryeminister hije per te bere debatin politik. Zgjedhjet administrative nuk marrin karakter politik. Tek ne keto zgjedhje gjithmone jane bere si zgjedhje politike dhe nga ky kendveshtrim pra si nje gare e forte politike Rama duhet te rikandidoje por duhet tu sqaroje qytetareve se ne zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme edhe te parakohshme ai do te duhet te nderprese mandatin me qytetaret. Rama do ti peshoje te gjitha opsionet dhe do te jene forumet qe duhet te vendosin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›