E Diel, 1 Nëntor 2026

KE PS bojkoton qeveria ska gatishmeri per kompromis

/ /

Paralelisht me opinionin per Shqiperine Komisioni ka publikuar dje nje material analitik ku ka analizuar me detaje te gjitha fushat te cilat ne kendveshtrimin e Brukselit kane probleme.
Parlamenti
Qe nga zgjedhjet e qershorit 2009 puna e Parlamentit eshte penguar dhe mbuluar nga qendrimet politike. Partia Socialiste ne opozite ka bojkotuar punen e Parlamentit per periudhen qe pas zgjedhjeve duke bere thirrje per transparence dhe hetim te parregullsive ne zgjedhje. Qeveria nga ana e saj nuk ka treguar gatishmerine per kompromis mbi propozimet per te kapercyer

kushtet politike te dhena nga Partia Socialiste thuhet ne materialin analitik. Me tej KE thekson se si rezultat dialogu politik eshte perkeqesuar me shume duke u kthyer shume konfrontues dhe jo produktiv ose jo ekzistent. Qendrimi politik dhe pengesa e Parlamentit rrit dobesine ekzistuese te mbikeqyrjes parlamentare. Dy kampet kundershtare te cilat jane qeveria dhe PS-ja kane me shume se nje vit qe pas zgjedhjeve qe nuk i kapercejne mosmarreveshjet e tyre. Kjo duke marre parasysh edhe perfshirjen e shume partive te tjera si partite e medha ne Parlamentin Europian dhe komunitetin nderkombetar qe nevojiten per te shtruar nje rruge drejt zgjidhjes. Komisioni vlereson me tej se reforma zgjedhore per zgjedhjet e ardhshme lokale eshte e vonuar. Gjithashtu theksohet se kjo situate politike rrezikon thellimin e krizes.
Qeveria
Ne kapitullin per ekzekutivin vihet theksi te perplasjet e maxhorances me Presidentin dhe perpjekjet e kreut te shtetit per te zgjidhur krizen. Ne disa ceshtje te medha te debatit publik perfshire krizen politike qe nga 2009-a roli efektiv i Presidentit te Republikes ka mbetur i kufizuar. Ne 2010-n disa emerime te propozuara nga Presidenti per Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte nuk e kane marre miratimin e Parlamentit. Rastet e mosrespektimit te vendimeve te Gjykates Kushtetuese nga qeveria gjate viteve te fundit dhe politizimi i votes mbi emerimet e Presidentit per Gjykaten Kushtetuese jane shqetesuese thuhet ne materialin e Komisionit Europian. Me tej ai vazhdon duke thene se Sistemi i qeverisjes lokale te qeverise eshte ne perputhje me principet e kartes europiane te veteqeverisjes lokale. Bashkepunimi mes qeverise lokale dhe prefektet e caktuar nga qeveria ne pergjithesi ka qene pa probleme. Masat e planifikuara te decentralizimit gjate viteve te fundit nuk jane zbatuar. Mungesa e dialogut politik konstruktiv ne nivel qendror ka ndikuar ne marredheniet mes nivelit lokal dhe qendror.
Korrupsioni
Ne kapitullin per korrupsionin theksohet se nje numer ne rritje i rasteve te korrupsionit eshte hetuar dhe po gjykohet por rastet e denimit mbeten shume te rralla. Nuk ka nje historik te hetimeve gjykimit dhe denimeve ne rastet e korrupsionit ne nivelin e larte. Imuniteti i gjyqtareve hiqet shume rralle. Keta faktore konsolidojne kulturen e pergjithshme te mosndeshkimit qe mbizoteron. Komisioni ben thirrje qe te plotesohen rekomandimet e GRECO dhe te hiqet imuniteti per zyrtaret e larte publike.

Raporti i Komisionit Europian

. Kryetarja e Kuvendit
Pozicioni i kryetares se Kuvendit eshte keqperdorur ne vecanti duke ushtruar ndikim disproporcional ne procesin e vleresimit te axhendes legjislative duke marre shpesh vendime te shpejta qe jane kundershtuar ne vendimet e perbashketa te Konferences se Kryetareve. Komisionet hetimore shpesh kane qene me shume forume per partite politike sesa instrumente per mbikeqyrjen parlamentare. Ato rralle kane sjelle rezultate qe kane ndikuar ne politikat e qeverise.

. Parlamenti
Qe nga zgjedhjet e qershorit 2009 puna e Parlamentit eshte penguar dhe mbuluar nga qendrimet politike. Partia Socialiste ne opozite ka bojkotuar punen e Parlamentit per periudhen qe pas zgjedhjeve duke bere thirrje per transparence dhe hetim te parregullsive ne zgjedhje. Qeveria nga ana e saj nuk ka treguar gatishmerine per kompromis mbi propozimet per te kapercyer afatet politike te dhena nga Partia Socialiste.

. Dialogu politik
Dialogu politik eshte perkeqesuar me shume duke u kthyer shume konfrontues dhe jo produktiv ose jo ekzistent. Qendrimi politik dhe pengesa e Parlamentit rrit dobesine ekzistuese te mbikeqyrjes parlamentare. Dy kampet kundershtare te cilat jane qeveria dhe PS-ja kane me shume se nje vit qe pas zgjedhjeve qe nuk i kapercejne mosmarreveshjet e tyre.

. Reforma zgjedhore
Reforma e nevojshme elektorale ne kendveshtrimin e zgjedhjeve te ardhshme lokale eshte vonuar shume. Kjo situate politike rrezikon thellimin dhe zgjat polarizimin e klases politike me pasoja serioze ne termat e kapacitetit te saj per kompromis dhe gjetjen e konsensusit mbi reformat kryesore.

. Administrata e Kuvendit
Strukturat e Parlamentit jane relativisht te dobeta dhe shume aktivitete me shume kryen mbi baza ad-hoc sesa ne perputhje me procedurat e vendosura. Politizimi i administrates se Parlamentit dhe stafit te eksperteve eshte i demshem ne pergjithesi per organizimin e aktiviteteve. Per me teper kapacitetet e stafit jane te kufizuara dhe ka shpesh ndryshime pozicionesh.

. presidenti
Ne disa ceshtje te medha te debatit publik perfshire krizen politike qe nga 2009-a roli efektiv i Presidentit te Republikes ka mbetur i kufizuar. Ne 2010-n disa emerime te propozuara nga Presidenti per Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte nuk e kane marre miratimin e Parlamentit.
- Rastet e mosrespektimit te vendimeve te Gjykates Kushtetuese nga qeveria gjate viteve te fundit dhe politizimi i votes mbi emerimet e Presidentit per Gjykaten Kushtetuese jane shqetesuese.
- Presidenti nuk ka qene ne gjendje te permbushe rolin e tij kushtetues si garant i konsensusit promovues i dialogut dhe kompromisit te paleve.

. Korrupsioni
Nje numer ne rritje i rasteve te korrupsionit eshte hetuar dhe po gjykohet por rastet e denimit mbeten shume te rralla. Nuk ka nje historik te hetimeve gjykimit dhe denimeve ne rastet e korrupsionit ne nivelin e larte. Imuniteti i gjyqtareve hiqet shume rralle. Keta faktore konsolidojne kulturen e pergjithshme te mosndeshkimit qe mbizoteron. Megjithate korrupsioni mbizoteron ne shume fusha dhe eshte ne vecanti nje problem serioz. Shqiperia ka nevoje te permbushe strukturen ligjore duke miratuar rekomandimet e GRECO-s dhe shqetesimet mbi nje imunitet te palimituar te disa zyrtareve publike.

Rekomandimet

. Te siguroje funksionimin e Parlamentit te saj mbi bazat e nje dialogu politik konstruktiv dhe te qendrueshem mes partive politike
. Te miratoje ligjet qe jane pezull te cilat kerkojne shumice te cilesuar ne Parlament
. Te caktoje Avokatin e Popullit dhe te siguroje seance dhe proces votimi te rregullt ne Parlament per emerimet ne Gjykaten e Larte dhe Kushtetuese.
. Te modifikoje strukturen legjislative per zgjedhjet ne perputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it
. Te siguroje qe zgjedhjet te jene ne perputhje me standardet europiane dhe nderkombetare.
. Te permbushe hapat kryesore ne reformen e administrates publike duke perfshire amendamentet ne Sherbimin Civil dhe forcimin e Departamentit te Administrates Publike ne kendveshtrimin e rritjes se profesionalizmit dhe te nje administrate publike te depolitizuar si dhe te forcoje perpjekjet transparente ne baze te meritave dhe emerimit e rritjes ne detyre.
. Perforcimi i ligjit dhe rendit nepermjet miratimit dhe zbatimit te nje strategjie reformash per gjyqesorin duke siguruar pavaresine efikasitetin dhe vlefshmerine e institucioneve gjyqesore.
. Zbatimi me efikasitet i strategjise kunder korrupsionit i qeverise dhe planit te veprimit heqja e pengesave per hetimet ne vecanti te gjykatesve ministrave dhe anetareve te Parlamentit zhvillimin e nje linje aktive per hetimin gjykimin dhe denimin ne rastet e korrupsionit te te gjitha niveleve.
. Te forcohet lufta kunder krimit te organizuar bazuar ne vleresimin e rrezikut dhe hetimin aktiv duke rritur bashkepunimin me partneret rajonale dhe europiane dhe duke pasur nje koordinim me te mire me agjencite e zbatimit te ligjit. Te ndertohet nje strategji me te dhenat per kete fushe.
. Te pergatitet miratohet dhe zbatohet nje strategji kombetare dhe nje plan veprimi mbi te drejten e pronesise ne baze te konsultimeve me palet e interesuara dhe te merret parasysh ligji i KE-se per te Drejtat e Njeriut per kete ceshtje. Kjo duhet te mbuloje kthimin kompensimin dhe procesin e legalizimit.
. Te ndermerren hapa konkrete per te perforcuar mbrojtjen e te drejtave te njeriut kryesisht per grate femijet dhe romet dhe te zbatohet me efektivitet politika antidiskriminuese.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›